Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Doda: Duke thyer Omertà-n alla shqiptare

Nga Klodiana 0

Mesila Doda ka reaguar lidhur me drogën në vend, ku siç shprehet ajo, antimafia italiana jep sinjalin e fortë kundër krimit dhe drogës shqiptare.

Me anë të një postimi në facebook, Doda tha se në Shqipëri duket jetojmë në një planet tjetër, ku secili bën sikur nuk sheh e nuk dëgjon.

Postimi i plotë

Duke thyer Omertà-n alla shqiptare

Antimafia italiana jep sinjalin e fortë kundër krimit dhe drogës shqiptare. 192 trupa speciale, përfshirë policinë gjyqësore, financiare e kështu me radhë.. do instalohen në Foggia dhe do hetojnë trafiqet me Shqipërinë.

Në Shqipëri duket se jetojmë në një planet tjetër, ku secili bën sikur nuk sheh e nuk dëgjon, sepse kodi i heshtjes, e famshmja Omertà e mafias, është me sa duket mundësia e vetme e jetesës dhe mbijetesës.

Unë nuk di asnjë vend që të jetë zhvilluar e begatuar duke lejuar trafiqe e krim, por me sa duket ne e paskemi lehtësisht të pranueshme bashkëjetesën me të keqen. Nëse mendojmë që nga krimi dhe droga do na shpëtojnë të huajt, e kemi gabim. Ne, vetë duhet të rrisim një kulturë tjetër mospranimi dhe divorci me të keqen e me krimin, qoftë ai edhe me mbrojtje politike.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej