“Do të tërheqim zvarrë se e ke mbushur kupën”, protestuesit paralajmërojnë Ramën (film)

Lexo edhe

Banorët e “Astirit” kanë vijuar protestat e tyre në ditën e 75-të ndërsa ashtu si çdo ditë kanë bllokuar në shenjë proteste qarkullimin e automjeteve.

Ndërsa kanë hedhur akuza ndaj qeverisë, ata janë shprehrur të vendosur se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre, ndërsa kanë paralajmëruar KRyeministrin se do ta tërheqin zvarrë.

“Ne jemi shembulli i gjithë Shqipërisë se kemi 75 ditë që luftojmë për shtëpitë tona. Jo nga Kamza, por edhe nga Saranda do vimë këtu ta tërheqim zvarrë Edi Ramën se e ka mbushu kupën.

Do t’na fusin në konflikt për një arsye vërtet madhore që të mbushë xhepat Edi Rama. Këtu po protesojmë, këtu është puna jonë. Në Unazën e Re vendosim ne, vendos sofrani. Por ti nuk di të mbash fjalën se je femër”, – tha njëri prej banorëve.

Në përkrahje të tyre kanë shkuar edhe deputetë nga opozita, ndërsa deputeti Klevis Balliu u shpreh se pa anulimin e projektit nuk do të ketë asnjë hap.

“Të dashur qytetarë siç kishim lajmëruar këtu do japin llogari. Seancën e fundit parlamentare nuk donin diskutime se e dinim që do flisnim për aferën korruptive të Unazës së Re. Ku më mirë sesa këtu në këtë shesh që ne e kemi bërë shesh heroik. Pa anulimin e projektit nuk do të ketë asnjë hap nga kjo qeveri. Ndërkohë që ky zotëria kërkon negociata me studentët, bën sikur bën pseunegociata me disa banorë të Astirit, por me sovranin nuk ka negociata. Ku nuk ka parlament dhe institucione, nuk mbetet gjë tjetër veçse revolta”, – tha ai.

/faxnews/

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *