Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Djemtë më të dëshiruar se vajzat/ Raporti: 23 milionë foshnja të seksit femër abortohen

Nga Ejona 0

Një raport tronditës tregon se për shkak të abortit janë zhdukur 23.1 milionë foshnjë të seksit femër.

Sipas Daily Mail gratë nuk duan që fëmija e tyre të jetë e seksit femër dhe për këtë shkak e abortojnë.

Mësohet se fenomeni i abortit të seksit femër është i përhapur më së shumti në Kinë dhe në Indi, ku 11.9 milionë femra janë “zhdukur” në Kinë, ndërsa 10.6 milionë femra “u zhdukën” në Indi.

Ky problem vjen si pasojë e ligjit kinez, që ndalon lindjen e më shumë se një fëmije, prandaj ata zgjedhin të jetë djalë.

Një studim pesëvjeçar mblodhi informacion nga 202 vende anembanë botës, duke përfshirë një duzinë kombesh dhe djemtë ishin “më të mirëpritur” se vajzat.

Kjo bën që në këtë periudhë që jetojmë, për çdo 200 lindje, 105 ka të ngjarë të jenë meshkuj.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej