Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Djegia e mandateve/ Manjani: Gjest thellësisht politik

Nga Klodiana 0

Nëpërmjet një postimi në rrejtin social, facebook, Ylli Manjani ka komentuar djegien e mandateve nga opozita shqiptare.

Ish-ministri i Drejtësisë sqaron se situata e djegies apo dorëzimit të mandateve nga ana e opozitës është një gjest thellësisht politik.

Postimi i plotë:

Sqarim
———
Në pamundësi për t’u dhënë përgjigje veç e veç gazetarëve dhe miqve të shumtë që më pyesin: “si zgjidhet ligjërisht situata post dorëzimit të mandateve të opozitë”, po sqaroj këtu:

1. Situata e djegies apo dorëzimit en block të mandateve nga ana e deputetëve të opozitës nuk është një çështje juridike, por një gjest thellësisht politik.

2. Kushtetua e ligji zgjedhor ka parashikuar procedurën e zëvendësimit të mandatit të deputetit, por jo zëvendësimin e opozitës.

3. Ligjërisht nuk ka çështje për të zgjidhur, sepse qeveria ka numra parlamentarë mjaftueshëm për të qëndruar në këmbë. Diskutimi është a mund të rrijë në këmbë politikisht dhe moralisht.

4. Duke qenë se kjo është një situatë politike zgjidhja duhet kërkuar në hapësirën politike dhe jo juridike. Çdo hap juridik që tenton të trajtojë krizën politike, vetëm e përkeqeson këtë të fundit.

5. Aktualisht topi është në anën e qeverisë. Ajo ka barrën të ofrojë zgjidhjen politike të përshtatshme për situatën.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej