Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Dje ndodhi kataklizmoja. U ndërpre sinjali televiziv. Njerëzit u bënë si të tërbuar…

Nga Media 0

Nga Erion Kristo

Tre thirrje:

1. Dje ndodhi kataklizmoja. U ndërpre sinjali televiziv, edhe ai analog edhe ai digjital. Njerëzit u bënë si të tërbuar në fejsbuk. Në realitet, të gjithë vrapuan të blinin dekodëra. Në atë moment u kujtova për kanaçet e lashta. Shumë njerëz u investuan për to dhe rrezikuan që t’i kishin. Sot, edhe pse të gjithë e dinë se po vidhen, e pranojnë. Në atë kohë kishte më shumë rebelizëm se sa sot.
Thirrje: U bëj thirrje njerëzve të prodhojnë kanaçe, për inat të oligarkeve.

2. Një deputet i PS u largua nga grupi për një fjalë goje. Ky reagim i të madhit na solli në kujtesë shkarkimet e famshme enveriste, kur njerëzit e pranonin dënimin e partisë. Unë e mbështes qëndrimin e deputetit, por deri më sot nuk kisha qenë në dijeni të ekzistencës së tij si deputet. A mban përgjegjësi vetë i madhi që na ofron standarde të tilla të ulëta për deputetët? Ai vetë foli për pocaqi. Ai person mund të ketë kontributet e tij në parti dhe unë s’jam në gjendje t’i gjykoj. Por ai nuk mund të jetë ligjvënës edhe për mua dhe për fëmijët e mi që kanë ngrënë nja 30 enciklopedi. Përfaqësimi vendor nuk mund të jetë kombëtar. Bëjeni këshilltar bashkie, drejtor, çfarë të doni. Po në parla – ment mbani përgjegjësi që e keni çuar, atë dhe shumë njerëz të tjerë që nuk e meritojnë. Ndërkohë dijetarët e vendit, njerëzit me vizion, me dije, etj, nuk gjejnë asnjë hapësirë.

Thirrje: Rrisni cilësine e deputetëve. Ky është Vetting-u më i mirë. Ose mos u ankoni nga zgjedhjet tuaja të padenja.

3. Rezultatet dhe qëndrimet e këtij panukllës janë tejet zhgënjyese. Ato më kujtojnë mirësinë dhe zotësinë e pararendësit të vet, që na mungon. Thirrje: a mund ta largoni këtë? Apo të largohemi ne nga futbolli?

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej