Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Djali ndjen zhurmat e përleshet me grabitësit, plagoset me 3 plumba

Nga Klodiana 0

Një tjetër ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur sot. Mësohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 4:00 persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Adraman Selishta me qëllim për të grabitur.

Pasi ka ndjerë zhurmat, i biri i të zotit të shtëpisë, Arseni është përleshur me grabitësit, të cilët e kanë qëlluar me tre plumba.

Autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa i riu është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Familjarët kanë denoncuar ngjarjen në polici dhe një grup hetimor është ngritur për rastin. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka mbledhur të gjitha provat dhe po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të krimit.

/www.balkanweb.com/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej