Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Ditët e letërsisë shqipe në Michigan – Tetor 2016…

Nga 27.al 0

Nga Ilir Seci

Në datat 28-29-30 tetor 2016, në shtetin e Michigan-it në SHBA, u mbajt edicioni i 15-të letrar, “Ditët e Letërsisë Shqipe”, një aktivitet që mbahet për 15 vjet me radhë në SHBA, që nga viti 2001. Ky aktivitet letrar për 15 vjet me rresht është bërë i mundur falë kujdesit të Revistës “Kuvendi”, e cila botohet ne Michigan nën drejtimin e krijuesit Pjetër Jaku. Këtu gjej rast të theksoj se për këto 15 vite me radhë ky aktivitet është mundësuar nga përpjekjet e çiftit të poetëve, Pjetër Jaku dhe Elinda Marku. Nuk mund të rri pa e theksuar dhe vënë në spikamë sakrificën e madhe të këtij çifti  për 15 vjet rresht me përpjekjet e tyre, me shpenzimet e tyre, me kohën e tyre, përvit kanë mundësuar realizimin e këtij aktiviteti.

Respektin më të madh për ta!5

Përvit nga viti 2001, në këtë aktivitet ftohen krijues shqiptarë, jo vetëm me banim në SHBA, por edhe nga krejt viset, ku jetojnë shqiptarët në Ballkan, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe Çamëri.

Aktiviteti u mbajt në mjediset e Kishës Katolike Shqiptare në Rochester, Michigan, e cila bujarisht ofroi mjediset e veta për këtë aktivitet.

Këtë vit i ftuar nga Dheu i Atit ishte shkrimtari Agron Tufa, që erdhi nga Tirana, me bashkëshorten Elvana. Po ashtu nga larg, nga Franca erdhi poetja Enkeleda Kondi.

4

Moderatote e aktivitetit ishte zonja Albina Palushi. Aktiviteti letrar filloi në mënyrën më të magjishme të mundshme, me bekimin që i bëri atij, kleriku i nderuar Dom Ndue Gjergji.

Heroi ynë Kombetar në qelqet e Kishës në Rochester Hills, Michigan, ndoshta në asnjë kishë tjetër shqiptare nuk ndodh kjo.

Sofër poetike e bekuar nga një prift shqiptar… Magjike! Biseda për letërsinë pastaj vazhdoi me fjalën e mbajtur nga shkrimtari Agron Tufa, fjalë që u prit me interes nga të pranishmit. Më pas përshëndetën shkrimtari mikpritës i aktivitetit, botuesi i Revistës “Kuvendi”, zotni Pjetër Jaku, shkrimtari Ramiz Gjini, shkrimtarët dhe poetët Raimonda Moisiu, Safet Hyseni, Ruzhdi Gurra, Pierre-Pandeli Simsia. Elinda Marku, e plot të tjerë…

Në këtë aktivitet Revista “Kuvendi” nderoi me tituj:

* Mirënjohje post-mortum, ish-klerikët e shqiptarë për kontributin e tyre në lëmin kulturore si krijues dhe mbështetës të aktivitetve kulturore, Imam Vehbi Ismaili, mirënjohje që iu dorëzua anëtarit të Këshillit të Xhamisë Shqiptare të Detroitit, poetit Ruzhdi Gurra;

Shenjtorja Nana Terezë në oborrin e kishës shqiptare në St. Paul’s Albanian Catholic Church

* Nderim për Baba Rexhep Beqirin, prijësit të Tes Bektashjane të Detroitit për më shumë se gjysëm shekulli,(dervishi i kësaj Teje Elidon Pashai, ndodhej në spital dhe përshëndeti nga telefoni këtë vlerësim, mirënjohje)… ;

* Mirënjohje për Dom Prek Ndervashaj si krijues, vargjet e të cilit për të pranishmit i lexoi Fran Gjoka, ndërsa titullin e mirënjohjes në emër të tij e mori Dom Ndue Gjergji, i cili edhe përshendeti;

3
Heroi ynë Kombëtar në Rochester Hills, Michigan

* Mirënjohje ju dha zotnisë Marash Nucullaj si përkrahës i vazhdueshëm i aktiviteteve kulturore dhe aktivist i njohur i komunitetit;

* Mirënjohje ju dha zotnisë Ramiz Gjini si prozator i suksesshëm në Diasporë;

* Mirënjohje ju dha zotnisë Vasel Ujkaj si krijues dhe aktivist, arkivues i ngjarjeve të Diasporës Shqiptare në Amerikë;

Në këtë aktivitet u ndanë çmimet vjetore të akorduara nga Revista “Kuvendi” për letërsi dhe publiçistikë…

Juria, kryetar i së cilës ishte Ilir Seci, ndërsa anëtarë Qëndresa Halili dhe Albina Palushi ndau këto çmime:

– Elida Rusta, çmimin e parë në poezi;

– Safet Hyseni, çmimin “ Migjeni”, poezi;

– Teuta Osmani, çmimin “ Gjergj Fishta”, poezi;

– Ilir Demaliaj, çmimin e parë në publicistikë;

– Pierre-Pandeli Simsia, çmimin “ Petro Marko” në prozë;

– Raimonda Moisiu, çmimin “ Rozi Theohari”, publicistikë;

– Albert Vataj, çmimin “ Faik Konica”, publicistikë;

– Agim Agalliu, çmimin e interpretuesit;

– Istref Haxhillari, çmimin “ Anton Pashku”, prozë;

– Vlash Fili, çmimin “ Betim Muço”, prozë;

– Gjovalin Lumaj çmimin “Shtjefën Palushi” ne fushën e humorit;

– Ruzhdi Gurra, çmimin e Këshillit Botues të Revistës “Kuvendi”, për cilësinë e publikimeve;

– Agim Kurti, për ndihmën e dhënë Revistës: “Kuvendi” në disa aktivitete;

***

Edhe njëherë për këtë aktivitet nuk mund të rrimë pa vlerësuar dhe nderuar punën e madhe të çiftit Pjetër Jaku dhe Elinda Marku, çiftit Paulin e Albina Palushit, të cilët parreshtur për ditë me radhë sakrifikuan kohën e tyre për mbarëvajtjen e tij…

Respekt!

Mirë u takofshim në aktivitete tjera të nderuar artistë!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>