Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Dita ndërkombëtare pa Makina, Veliaj: Ndotja në kryeqytet është ulur me 15%

Nga Skenderi 0

veliaj-10-655x356

Sot ështët  Dita Ndërkombëtare pa Makina. Kjo ditë synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit.

Në këtë kuadër, në qytete të vendit do të ketë aktivitete sensibilizuese. Në Ditën Ndërkombëtare pa Makina u organizua në Tiranë një aktivitet ku ishte i pranishëm  Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili  theksoi se të bëhesh evropian, do të thotë të përdorësh edhe transportin publik si dhe biçikletat.

VeliajGjithë themi që duhet të bëhemi evropianë dhe mendojmë që evropian na bën vetëm ai flamuri me fushën blu dhe me yje të verdhë.  Qytetarë që përdorin transportin publik, që pedalojnë, që vrapojnë është gjithashtu edhe një sjellje e shëndetshme evropiane.

Gjithashtu Kryebashkiaku Veliaj  tha se ka një lajm të mirë për Tiranën nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, duke theksuar se ndotja në kryeqytet është ulur me 15%.

Veliaj: Lajmi i parë na erdhi dje nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, e cila në të gjithë qytetet e Shqipërisë ka pasur një përkeqësim të situatës së ajrit, përveç Tiranës, e cila është përmirësuar me 15%. Trendi është në rënie. 15% ajri më i pastër do të thotë se po të vazhdojmë kështu çdo vit, për një periudhë 5-6 vite mund të kemi ajër shumë më të mirë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>