Dita Ndërkombëtare e Jazzit/ Eda Zari koncert në Prishtinë

Lexo edhe

Në Ditën Ndërkombëtare të Jazzit,  Eda Zari, Ilir Bajri dhe saksofonisti nga Zelanda e Re, Hayden Chisholm do të mbajë një koncert të veçantë. Koncerti i titulluar “Love loves to love love”, do të mbahet më datë 29 prill duke filluar nga ora 22:30 në Teatrin Oda në Prishtinë.

Një guidë nate në poezinë e Jazz-it, lidhur me perin e fjalës vibruese! Kjo natë nuk njeh zhurmë, as party, veç prehër e mendje të hapur për dhënie fryme dhe marrje! Flirt dhe interaksion

Kjo ditë, si iniciativë e Shteteve të Bashkuara, është themeluar në vitin 2011 nga Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO), e cila e ka përshkruar jazz-in si “muzikë universale të lirisë dhe kreativitetit”, thuhet në njoftimin e këtij eventi.

Jazz-i ka qenë prej kohësh një përbërës i rëndësishëm i kulturës amerikane dhe një bashkëveprim me audiencat e huaja.

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *