Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Dita e të moshuarve, Klosi premton rritje të pensioneve

Nga Klodiana 0

Në Ditën e të Moshuarve, Blendi Klosi vizitoi shtëpinë e të moshuarve në Shkodër nga ku garantoi më shumë përkujdesje për moshën e tretë.

Që kjo ditë të jetë ndryshe nga të tjerat, u kujdesen nxënësit e shkollës “Hamdi Bushati”, duke i dhënë atmosferë më të gëzueshme mjediseve të kësaj shtepie.

Ministri Klosi me ketë rast ka folur edhe për mundësinë e rritjes së pensioneve, çka do të ndikonte në përmirësimin e cilësisë së jetës së të moshuarve.

Në këtë shtëpi banon edhe ish-mundësi i mirënjohur Gëzim Çollaku.

Në shenje mirënjohje e respekti, ish-mundësi rekordmen, Elmaz Guri, i ka dorëzuar fanelen e ekipit te mundjes se Vllaznise me emrin Gëzim Çollaku.

Me pas aktiviteti ka vijuar me ceremoninë e përurimit te rikonstruksionit te godinës ku banojnë 52 te moshuar, për te cilën financohen nge buxheti i shtetit mbi 19 milionë leke.

Punimet do të përfundojnë brenda 5 muajve.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej