Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Dita e lume erdhi

Nga 27.al 0

Nga Spartak Ngjela

Procesi i shumëpritur filloi. Shqiptarët nisën të besojnë se shpëtimi i tyre është i shpejtë.

Sot, në fakt, nisi procesi i identifikimit të krimit shtetëror shqiptar dhe sërish është ambasadori amerikan, Donald Lu, që lajmëroi furtunën.

Sa herë fillon procesi që do të eliminojë krimin shtetëror në një vend, krimi humbet ekuilibrin, kurse të rrezikuarit e mëdhenj flasin përçart.

Sot, kjo u pa qartë edhe në Tiranënë në përplasjen e Prokurorit të Përgjithshëm me Amerikën. Por, kjo është krejt e parëndësishme. I rëndësishëm është fakti që të gjithë shqiptarët morën njoftmin se Amerika nis sot luftën konkrete kundër liderëve të mëdhenj të korrupsionit shqiptar dhe të krimit shtetëror në Shqipëri.

Kumtin e madh si lajm për shqiptarët e dha ambasadori amerikan Donald Lu. Shqiptarët sot ndiejnë gjithë gëzim shpresën që filluan të besojnë se do të jetojnë edhe ata si njerëz në atdheun e tyre të nëpërkëmbur nga krimi i pështirë shtetëror.

Falenderim historik nga të gjithë shqiptarët për mikun e madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës… dhe bravo Donald Lu – shqiptarët të gjithë janë me ju.

Zoti Lu, ti ke hyrë në historinë e Shqipërisë si kampioni modern i shpëtimit të saj dhe të shqiptarëve. Shqiptarët do të të nderojnë përgjithmonë gjatë historisë së tyre.

Sot, filloi procesi konkret i shpëtimit të shqiptarëve nga zgjedha e krimit shtetëror. Shpresa filloi të shfaqë konkretizimin e saj shpëtimtar.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej