Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Dita e Kryetarit Shqiptar të Bashkisë në Waterbury

Nga Skenderi 0

Sot, ishte dita e dy ngjarjeve të bukura për shqiptaro-amerikanët në Waterbury, Connecticut.

Ken Bushka u nderua në një ceremoni si Kryetari i Ditës në Bashkinë e qytetit. Kjo ngjarje vjetore organizohet për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, si shenjë mirënjohjeje ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan që ka një vend të jashtëzakonshëm në historinë e qytetit.

5“Urime për Kenin dhe të gjithë familjen Bushka”, shkroi me këtë rast kryebashkiaku i qytetit, Neil O’Leary, ndërsa liroi tavolinën e tij për përfaqësuesin shqiptar. “Faleminderit për shërbimin, vendosmërinë dhe përkushtimin tuaj ndaj qytetit tonë”.

Sipas traditës, Kryebashkiaku i Ditës, Ken Bushka bëri ngritjen ceremoniale të flamurit kuqezi shqiptar në shtizën përpara bashkisë së qytetit, ku do të valëvitet gjatë gjithë ditës.

Ndryshe nga vitet e kaluara, Ken Bushka pati rastin të bënte diçka fare të veçantë, në detyrën e tij si Kryebashkiak i Ditës.

Ai udhëhoqëi një betim ceremonial simbolik të shqiptaro-amerikanit Jetlir Kulla që u zgjodh alderman, apo anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit ku do të përfaqësojë Distriktin 4.3

Jetlir Kulla e kishte bërë më parë betimin zyrtar me administratorin e qytetit Mike Dalton dhe kryebashkiakun O’Leary, po ky betim ceremonial dhe simbolik përpara një kryebashkiakut të nderit shqiptar ishte një rast i bukur dhe domethënës.

Ken Bushka simbolizonte aty respektin për kontributin e dhënë në të kaluarën nga shqiptaro-amerikanët, ndërsa Jetlir Kulla shënonte premtimin e vazhdimit të këtij kontributi në të ardhmen. Fare i ri në moshë, ai është pjesë e shqiptaro-amerikanëve që po përfshihen në politikën amerikane, për të përfaqësuar komunitetet ku jetojnë, për të përmirësuar jetën e përditshme dhe qeverisjen në të gjitha nivelet e pushtetit.

1 2 3 4

/illyriapress.com/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>