Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Dita e Falenderimeve, Trump bën thirrje për unitet

Nga Skenderi 0

images

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump  në fjalimin e mbajtur me rastin e Ditës së Falenderimeve, vuri theksin për unitet kombëtar.

Trump është shprehur se kjo është koha për ta që të shërojnë plagët e përçarjes dhe të bëjnë histori, duke sjellë ndryshime të vërteta për qytetet dhe komunitetet. Republikani kërkoi që populli amerikan ta ndihmonte atë në përpjekjet për rindërtimin e vendit.

Pas fushatës zgjedhore, që ai e quajti “të gjatë dhe të ashpër”, Trump tha se emocionet në vend janë ende të forta. Ka ardhur koha të shërojmë plagët e përçarjes”, tha ai, duke kujtuar megjithatë se tensionet nuk kapërcehen dot brenda natës.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>