Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Disa udhëzime për jetën nga një 95-vjeçar

Nga Rexhina Biba 0

  • Këndo në dush.
  • Trajto këdo që takon, ashtu si duan të të trajtojnë.
  • Shih lindjen e Diellit të paktën një herë në vit.
  • Kurrë mos refuzo biskotat e bëra vetë në shtëpi.
  • Kërko ekselencën, jo perfeksionin.
  • Mbill një pemë ditën e lindjes.
  • Mëso tre barcaleta të pastra.
  • Riktheji automjetet që merr borxh me serbatorin plot.
  • Kurrë mos humb shansin për t’u thënë që i do njerëzve që do.
  • Lër gjithçka pak më mirë nga sa e gjete.
  • Ruaj thjeshtësinë.
  • Mendo mendime të mëdha por gëzoju kënaqësive të vogla.
  • Bëhu njeriu më pozitiv dhe entuziast që njeh.
  • Fale gjithmonë veten dhe të tjerët.
  • Thuaj shpesh herë “faleminderit”.
  • Thuaj shpesh herë “të lutem”.
  • Shmang njerëzit negativë.
  • Vish gjithmonë këpucë të pastra.
  • Mbaji mend ditëlindjet e të tjerëve.
  • Përkushtoju përmirësimit të vazhdueshëm.
  • Duhet të kesh një dorështrëngim të vendosur dhe të fortë.
  • Dërgo shumë kartolina, plotësoji gjithmonë me shkrim dore.
  • Shikoji njerëzit në sy.
  • Ji gjithmonë i pari që thua “Përshëndetje”.
  • Bëj miq të rinj por mbaji gjithmonë miqtë e vjetër.
  • Ruaji sekretet.
  • Mbill lule çdo pranverë.
  • Mbaj një qen.
  • Gjithmonë pranoje dorën që të shtrihet.
  • Ndalo së fajësuari gjithmonë të tjerët.
  • Merr përgjegjësinë për çdo fushë të jetës tënde.
  • Bëja me dorë fëmijëve në autobusët e shkollave.
  • Ji i gatshëm për njerëzit që kanë nevojë për ty.
  • Mos prit që jeta të jetë e drejtë.
  • Kurrë mos e nënvlerëso forcën e dashurisë.
  • Pi shampanjë, edhe pa patur fare arsye.
  • Jetoje jetën si një thirrje, jo si një shpjegim.
  • Mos ki frikë të thuash: “Bëra një gabim”.
  • Mos ki frikë të thuash: “Nuk e di”.
  • Bëj komplimenta edhe për përmirësimet më të vogla.
  • Mbaji premtimet me çdo kusht.
  • Martohu vetëm me dashuri.
  • Rigjallëroji miqësitë e vjetra.
  • Numëroji bekimet e tua.
  • Telefonoji mamasë.
  • Edhe babait, nëse ndodh që të jenë gjallë. /bota.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej