Ka than' i moçmi: 

"Besa, pra, mund të ketë shumë në këtë botë, atdheu është vetëm një."

- Çajupi

Disa kura si të parandalojmë gripin

Nga Ejona 0

 

Ka qindra vite që supa me lëng pule dhe limon përdoret për luftimin e gripit.Nëse jeni me grip dhe nuk dëshironi të kaloni 1-2 javë shtrirë, ja disa kura të tjera popullore kundër të gripit:

Uji dhe lëngjet tjera: konsumimi i lëngjeve mund t’ju ndihmojë të përmirësoheni. Uji, lëngjet e frutave, lëngu i mishit apo pulës, ujë i vakët me mjaltë dhe limon parandalon dehidratimin dhe zhbllokon hundët. Qëndroni larg kafesë dhe lëngjeve tjera me kafeinë sepse ju shkaktojnë etje.

Ujë me kripë: merrni një gotë me ujë të ngrohtë dhe hidhini gjysmë luge çaji kripë, bëni gargara me këtë përbërje dhe fyti do t’ju përmirësohet.

Pikatore për hundë ose sprei: pikatoret apo spreit e shitur pa recetë ju ndihmojnë të zhbllokoni hundët. Specialistët pohojnë se spreit e hundës mund të përdoren pa asnjë problem si tek foshnjat ashtu dhe tek fëmijët e rritur. Spreit me ujë e kripë ose pikatoret nuk përkeqësojnë shenjat e sëmundjes siç ndodh kur ndërpriten ilaçet e tjera.

Supë me lëng pule: më parë prindërit i jepnin fëmijëve të sëmurë supë me lëng pule. Tani shkencëtarët kanë zbuluar supën e pulës dhe theksuan se kjo supë lehtëson në dy mënyra shenjat e gripit dhe ftohjes. E para duke penguar lëvizjen e neutrofileve supa pasqyron efekt antiinflamator. E dyta përshpejton rrjedhjen e hundëve dhe ndihmon në zhbllokimin e tyre. Kufizon numrin e viruseve të cilat vendosen në pjesën e brendshme të hundës.

/telegrafi/

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej