Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Disa këshilla si të dukeni më tërheqëse

Nga Ejona 0

Sy më të mëdhenj, buzë më mishtore apo thonj më trendi? Ja këshillat që vijnë nga pasarelat e modës.

Si t’i bëni sytë të duken më të mëdhenj
Tek sfilata e Rebecca Minkoff: për një pamje më të gjerë sysh, konturojini ata. Kjo i bën më të thellë, ndërsa neutralizohet ngjyra rozë e të bardhave të syve.

Buzë të buta
Tek Oscar de la Renta, modeleve iu lyen buzët me vaj buzësh. Më pas u aplikua buzëkuq ngjyrë bezhë dhe përfundojini me pak vaj buzësh për shkëlqim. Rezultati: buzë të buta, gati për t’u puthur.

Si të zgjoheni me onde të buta
Ndajini flokët në 4 seksione dhe bëni 4 gërsheta të trashë. Spërkatini me llak dhe më pas lëshojini. Do të keni onde të buta, njëlloj si modelet në sfilatën e Jeremey Scott.

Si të përzieni ngjyrat e thonjve
Si tek Rebecca Minkoff: lyejini thonjtë me një ngjyrë bojëqielli dhe vizatoni një vijë të drejtë. Aplikoni një shtresë manikyri të tejdukshëm, ende pa u tharë manikyrët poshtë dhe krijoni valëzimin e dëshiruar.

Lëkurë e hidratuar, por jo e yndyrshme
Tek sfilata e Marc Jacobs u përdorën produkte buzësh për lëkurë me shkëlqim. Aplikoni pak balsam buzësh tek mollëzat dhe kapakët e syrit. Përhapeni me gisht.

Si të keni flokë me volum
Tek Anna Sui flokëve iu dha stili i viteve ’60-70. Aplikoni pak shkumë tek flokët e lagur dhe pastaj, ndërsa i thani me tharëse, përdorni duart për t’i dhënë volum. Thajini kështu derisa flokët të jenë 80% të tharë. Lejoni ajrin të bëjë pjesën tjetër të punës.

Thonj ombre
Aplikoni manikyrin me një ngjyrë të ndryshme nga ajo e bazës me gishta, këshillon Anabel. Përfundoni me një shtresë manikyri të tejdukshëm.

Buzë më të mëdha dhe më me shumë dritë
Për buzë më të mëdha aplikoni shumë shtresa buzëkuqi në ngjyrë të kuqe, duke fshirë vijat natyrale të buzëve.

Lëkurë me shkëlqim
Për shkëlqim në gjithë lëkurën e trupit, përdorni sprej dhe krem hidratues.

Si ta mbani grimin gjatë tërë ditës
Tek Dolce and Gabbana u përdorën kapsula Gold Flavo-Sil Tricomplex, të cilat hidratojnë lëkurën dhe fiksojnë grimin.

Vija të drejtë tek thonjtë
Tek Kate Spade, Deborah Lippmann përdori ngjitës të hollë të zi për të krijuar vija të drejta tek thonjtë. Për një rezultat më të mirë, aplikojeni ngjitësin kur manikyri nuk është tharë ende plotësisht.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej