Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Dieta e Jennifer Aniston

Nga Klodiana 0

Jennifer Aniston ka pasur gjithnjë një fizik perfekt. Dhe mesa duket pa shumë lodhje.

Aktorja është vlerësuar gjithmonë nga publiku që nga koha e “Friends”, dhe çdo lëvizje e saj ka bërë tendencë për mijëra femra, gati për të imituar stilin e saj.

Edhe kur u bë bashkëshortja e Brad Pitt fansat nuk kanë ndalur së e mbështeturi. Ndoshta është meritë edhe e linjave të saj gjithnjë perfekte? Ja dieta e Jen.

“Dieta ime nuk ka tërheqje, është ajo që më bën të ha mirë gjithë vitin. Është shumë e thjeshtë: fruta dhe perime sa më shumë të jetë e mundur, mbajtja në nivel të ulët e sheqernave, pirja sa më shumë ujë dhe fjetja e mirë”, ka thënë ajo.

Por në praktikë për çfarë bëhet fjalë?
Në mëngjes esëll Jen pi një gotë ujë të vakët me limon, ndjekur nga një mëngjes që varion sipas dëshirave.

“Ndoënjëherë pi smoothie me qumësht bajamesh, banane, qershi, proteina pluhur, bajame, kakao dhe çdo tip antioksidanti që më vjen në mendje. Ndonjëherë tjetër ha vezë të zjerë dhe tost avokado, me pak vaj arë kokosi, kripë e piper. Ose tërshërë”, tregon ajo.

Për drekë e për darkë
Ushyqerja e saj është e thjeshtë dhe e përbërë mbi të gjitha nga proteina dhe perime, që i konsumon si për drekë dhe për darkë, në formën e një sallate të madhe apo pjata me bazë mishin apo peshkun me shumë perime. Vetëm së fundmi, që kur është me Justin Theroux, ka futur makaronat në ushqimin e saj. “Nuk e di nëse duhet ta falenderoj apo urrej për këtë”, ka rrëfyer aktorja.

Receta e saj e preferuar? Spageti alla carbonara, në variantin me kube gjeldeti në vend të pançetës.

Mesvaktet
Për Jennifer është e rëndësishme të hajë shumë fruta, që i jep rpaortin e duhur të sheqernave natyrale për të cilat ka nevojë. Për këtë preferon ti konsumojë larg vakteve si mesvakte për të thyer urinë. Në përgjithësi konsumon një mollë me fruta të thata, mundësisht lajthi ose bajame.

Në ditën e lirë
Jennifer adhuron kuzhinën meksikane, dhe në ditën kur do të ‘mëkatojë’ me ushqimin zgjedh tortillas me guacamole më shumë se çdo lloj tjetër fast food-i.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej