Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Dibër/ Basha premton hapjen e Universitetit të Peshkopisë, Shehu fond ekselence

Nga Rexhina Biba 0

Kandidati për kryetar bashkie i Dibrës, Sherefedin Shehu së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takuan me maturantë dhe studentë të Dibrës.

Maturantët shprehën shqetësim për situatën e krijuar me pranimet në universitete, dhe Basha i mbështeti duke thënë se ka bërë thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit të nisë menjëherë auditimin.

Studentët shprehën shqetësimin edhe për tarifat e larta të cilat ua vështirësojnë vijimin e studimeve. Një tjetër shqetësim ishte dhe mbyllja e filialit të Universitetit të Peshkopisë.

Basha premtoi që me ardhjen e tyre në pushtet do rihapen Universitet nëpër rrethe duke i dhënë mundësinë të gjithë studentëve të studiojnë pranë shtëpive.

Lulzim Basha: “Me ardhjen tonë në pushtet mbështetje të padiskutueshme, të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit për çdo të ri dhe të re që dëshiron të studiojë duke i krijuar mundësi aty ku mundemi, afër shtëpisë së tyre, siç është filiali i Peshkopisë dhe kudo ku ka universitete publike. Çdo student apo studente do të mundë të studiojë me një tarifë të përballueshme, të subvencionuar në raste të caktuara nga shtetit. Askujt nuk do t’i mohohet e drejta për të studiuar“.

Kandidati për kryebashkiak, Sherefedin Shehu tha se bashkia nën drejtimin e tij do të ketë në fond të veçantë për të rinjtë të cilët do të jenë prioritarë për punët në bashki.

Shehu tha se do të ngrihet dhe një fond ekselence si dhe do të mbështeten studentët në nevojë që s’paguajnë sot tarifën për universitete publike.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej