Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Dibër/ 16 vjeçari gjendet i varur në litar në kasollen e bagëtive

Nga Skenderi 0

Një 16 vjeçar ka vrarë veten duke u vetëvarur me  litar në kasollen e bagëtive.

Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Zdojan të Dibrës.

16 vjeçari u gjend i vetvarur në kasolën e bagëtive nga vëllai i tij.

Më pas familjarët rreth orës 05:30 të mëngjesit të 30 nëntorit kanë njoftuar policinë.

Policia:“Viktima dyshohet se ishte vetvarur me litar në kasollen e bagëtive dhe është konstatuar nga vëllai i tij. Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetvarjes në litar”.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve që çuan 16 vjeçarin të kryente aktin e vetvrasjes.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>