Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Diamond League/ Dëmtohet Gega, tërhiqet nga 3000 m pengesa

Nga Klodiana 0

Atletja shqiptare Luiza Gega është dëmtuar e për pasoj është tërhequr nga gara 3000 m pengesa. 

Në mitingun e “Diamond League”, Shanghai 2017, Gega u përplas me një atlete kundërshtare në kalimin e një prej pengesave, duke humbur terren nga kreu. Kur kaloi thuajse gjysma e garës dhe ishte e pamundur të rivalizonte për vendet e para, atletja dibrane u tërhoq nga pista.

Gega ishte një prej tre sportisteve që nuk arritën ta mbyllin garën. Ndërsa fituese e garës së 3,000 metrave me pengesa u shpall Ruth Jebet që përfaqësonte Bahreinin, e cila vendosi edhe rekord të mitingut me kohën 9 minuta 4 sekonda 78 të qindtat.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej