Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

“Dhuro Dashuri” shkon pranë një tjetër familje në nevojë

Nga Skenderi 0

14976029_1508182219197678_70548703_o

Nga Julian Hoxhaj

“Dhuro Dashuri “ e nisi këtë javë duke  iu gjendur pranë familjes Hajredini në Elbasan, e cila jeton në kushte mjaft të vështira. Një nënë me tre fëmijë jetimë, prej vitesh gjendet në vështirësi ekonomike, për shkak të ndarjes së parakohshme nga jeta të bashkëshortit të saj.

14962477_1508182192531014_1747763280_nMinushe Hajredini, pas vdekjes së bashkëshortit, u përballë me pamundësinë për t’ia dalë. E detyruar të mos shkojë në punë, për shkak të kujdesit për fëmijët e mitur, Minushe Hajredini përballet me varfëri dhe skamje cdo ditë.

Nisma Dhuro Dashuri, këtë fillim jave ka shkuar pranë kësaj familje për të dhuruar disa ndihma ushqimore, për të lehtësuar disi jetesën e tre fëmijëve jetimë dhe nënës së tyre. Tashmë e vetme, ajo duhet të jetë edhe baba edhe nënë për këta tre fëmijë të vegjel dhe të pa mbrojtur.

Jeton vetëm me 32 mijë lekë pension social. “Për kryefamiljaren Minushe Hajredini, brenga vijon të mbetet e njëjtë. Ajo e ka tepër të vështirë të rrisë të vegjëlit e saj e vetme, në një banesë që nuk plotëson kushtet për jetesë. Pavarësisht kësaj ajo ka vetëm një kërkesë, të ketë vetëm një dritë që të mund të shoh natën fytyrat e të vegjëlve të saj.

Për shkak të pamundësive financiare, Minushe Hajredinit, OSHEE i ka prerë dhe energjinë elektrike, ndërsa për rilidhjen e saj OSHEE kërkon, lidhjen e aktmarrëveshjes. Pasi kemi marrë falenderime nga katër anëtarët e familjes Hajredini, largohemi me shpresën se e nesërmja do të ketë rezervuar diçka më të mirë për ta.

Këta ëngjëj meritojnë të rriten shëndetshëm si gjithë bashkëmoshatarët e tyre dhe jo në këtë ndërtesë, e cila vijon t’i mbajë brenda me mundim, ndërsa konsumimi i tre vakteve me ushqim konsiderohet luks për ta.

14958344_1508182202531013_1330552778_n 14971068_1508182222531011_602687508_o 14971263_1508182195864347_709776734_n 14971614_1508182212531012_2046754488_o 15033853_1508182215864345_239097441_o

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>