Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

“Dhuro Dashuri”, shkon në familjen e Alesias, vajza me autizëm që ndjek shkollën e muzikës për violinë  

Nga Skenderi 0

Nga Julian Hoxhaj

Alesia ndoshta nuk luan sonete apo kryevepra të Bethoven, por tingujt e violines së saj, janë tinguj që nuk krahasohen as me një kryevepër muzikore. Alesia është një fëmijë me çrregullime autizmi, por kjo nuk e ka penguar atë, të ndjek shkollën e muzikës për violinë.

44Alesia është vajza e vetme e dy prindërve, që jeta i ka sprovuar me sëmundje e probleme të ndryshme, duke e privuar për të bërë një jetë normale. E ëma e Alesias, Teuta, prej vitesh është diagnistikuar nga tumori në gji, ndërsa bashkëshorit i Tetuës, gjithashtu vuan nga probleme shëndetësore. Për këtë arsye, Nisma “Dhuro Dashuri”, shkoi këtë fillim jave pranë kësaj familje për  të dhuruar disa ndihma ushqimore.

Buzëqeshja e Alesias na bën të ndihemi krenar, ndërsa ajo vetë na falenderon duke na dhuruar disa tinguj me violinën e saj…

“Dhuro Dashuri”, ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në qarkun e Elbasanit, ku grupi iniciator i gazetarëve të mediave lokale të këtij qyteti, çdo javë u gjendet pranë shumë familjeve në nevojë. Veç dhurimit të ndihmave ushqimore, grupi i gazetarëve të “Dhuro Dashuri”, bëjnë thirrje për më shumë sensibilizmin, ndaj atyre që kanë mundësi,  të ndihmojnë dhe t`ju vijnë në ndihmë familjeve që kanë nevojë.

33 55 77 88

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>