Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Dhunuan studentët, Policia e Shtetit largohet nga Fakulteti i Ekonomikut (film)

Nga Media 0

Studentët vijojnë të jenë të ngujuar prej mëngjesit të së enjtes në Fakultetet e Juridikut dhe Ekonomikut në Tiranë.

Studentët debatuan me përfaqësues të policisë, duke u kërkuar llogari për dhunën e ushtruar dhe duke u kërkuar të largohen jashtë.

Pas këtij debati, shefi i patrullës së zaarkuar atje u pa të bënte një telefonatë dhe pas saj policët u tërhoqën jashtë oborrit të Ekonomikut.

Dëshmia e studentëve:

“Studentët u dhunuan dhe kjo punë do të përfundojë keq, kaq”.

” Turp të kenë, pse na largojnë me dhunë ne? Polici i tha policëve privatë të sigurisë të na largojnë ne, pse merr urdhër ky nga polici? Zoti administrator ka thënë që policia nuk ka të drejtë të futet brenda Fakultetit pa pasur akte dhune, pa pasur një arsye. Çfarë arsye pati policia që futet këtu?Ne kemi ardhur këtu vetëm në mënyrë paqësore, shkolla është e jona dhe kemi gjithë të drejtën të rrimë këtu.  Ndërkohë që shokët tanë dhunohen brenda, Security bënte gardh dhe nuk lejonte pjesën tjetër të futemi. Edhe unë isha brenda. Polici i shëndoshë me mustaqe më tërhoqi nga rripi, më kapi veç dhe më tha do të rrah.Ta dijë se do ta them këtë dhe në prokurori”.

” Mua më kapën nga fyti dhe nuk më lejonin të futesha brenda. Ku ishte Security për të mbrojtur studentët? Policia nuk ka të drejtë të futet brenda, jo më të dhunojë studentët. Do të qëndrojmë këtu, Fakulteti është i joni. Kemi vendosur për ngujim”.

“Unë isha brenda, më goditi një polic”.

“Ka dy ditë që kemi vijuar ngujimin.Policia shqiptare vjen dhe thyen ligjin.Studentët femra dhe meshkuj tërhiqen zvarrë. Nëse kjo protestë ka qenë paqësore nga fillimi, ishin ata që ndërhynë dhe ja prishën imazhin kësaj proteste. Të gjithë policët që dhunuan sot studentët do të paditen në prokurori”.

Kur pushteti është në grahmat e tij të fundit, nuk përdor gjuhë tjetër veç asaj të dhunës. E kur dhuna drejtohet ndaj studentëve, pushteti është i marrë fund tashmë. Në këtë video duket ndërhyrja e dhunshme e policisë ndaj studentëve të Fakultetit Ekonomik.Jo vetëm që nuk na trembin, por na bëni edhe më të fortë!Larg duart nga studentët!

Publiée par Për Universitetin sur Vendredi 11 janvier 2019

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej