Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Dhunohet infermierja në spitalin e Shkodrës

Nga Media 0

Një tjetër rast dhune u shënua ndaj bluzave të bardha në spitalin rajonal të Shkodrës, ku këtë herë në krye të detyrës u godit infermierja me inicialet L.P.

Fenomeni po kthehet në shqetësim serioz për vetë mjekët dhe infermierët të cilët dolën në një tjetër deklaratë, duke kërkuar ndërhyrjen e shtetit. Ata e quajnë domosdoshmëri prezencën e patrullës së policisë në mjediset e spitalit, pasi jo vetëm rrit sigurinë për të punuar të qetë i gjithë personeli mjekësor, por në të njëjtën kohë ndikon që familjarët të jenë të frenuar në reagime.

Drejtuesit e shëndetësisë në Shkodër kanë kërkuar në vazhdimësi prezencën e policisë në spital, por deri më sot nuk ka patur një përgjigje zyrtare se si do të zgjidhet kjo problematike. Rastet e dhunës janë shtuar, ku vetëm në pak javë ky është i dyti në këtë qendër spitalore.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej