Ka than' i moçmi: 

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur."

- Sami Frashëri

Dhuna në familje/ Gjosha: Barazia gjinore, prioritet kyç për integrimin

Nga Klodiana 0

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha theksoi rëndësinë për të luftuar dhunën në familje, si një prej 5 prioriteteve kyçe të Bashkimit Evropian për të ecur përpara me procesin e integrimit.

Në një takim me përfaqësues të shoqërisë civile Gjosha theksoi se kur dhunohet një grua, automatikisht është dhunuar e gjithë familja.

Ka pasur një ndërgjegjësim të madh të shoqërisë ndaj dhunës në familje dhe sidomos ndaj grave. Kur dhunohet një grua, automatikisht është dhunuar e gjithë familja dhe mbi të gjitha janë dhunuar fëmijët. Ligjet në vend nuk kanë munguar asnjëherë. Mund të them se ligjet për barazinë gjinore janë në përputhje me ato të Bashkimit Evropian. Nuk kemi mungesa ligjore. Ajo që duhet theksuar është fakti se këto ligje gjithmonë nuk janë zbatuar”, tha Gjosha.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>