Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Dhuna ndaj kafshëve/ Tahiri: Parlamenti nuk më dëgjoi

Nga Klodiana 1

Ish-ministëri i Brendshëm,  Saimir Tahiri ka reaguar lidhur me një video ku tregohej sesi një djalë ka vrarë barbarisht një qen duke kërkuar mbrojtje për kafshët pasi nëse dhunuesit masakrojnë sot kafshët nesër të njëjtin veprim e bëjnë me familjarët.

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri shkruan se edhe pse 1 vit më parë propozoi një projekt ligj për mbrojtjen e kafshëve nga dhuna parlamenti nuk e dëgjoi.

Postimi i Tahirit
Një rrace e re dhunuesish po rritet. Sot me nje qen, nesër me nje shok a familjar, e keshtu pa mbarim.

Thuajse 1 vit me pare propozova nje p/ligj per mbrojtjen e kafsheve nga dhuna, por PARLAMENTI NUK DEGJON.

Me mbetet ta risjell perseri ne vemendje, me shpresen se te gjithe ata qe nga kjo e sotmja jane neveritur e frikesohen nga e ardhmja, te gjejne kohe te behen bashke e te detyrojne parlamentin te marre ne shqyrtim e te miratoje nje ligj per te ndalur perfundimisht masakren ndaj kafsheve.

Komente (1)

  1. Duhet ta kishit pranuar kete ligj shume kohe me pare.
    Para 3 vjetesh mora nje qen Jack Terrier Russll, Bora e kishte emrin. Ishte e dashur me te gjithe, nuk kam njoh person qe ajo nuk arrinte ta bente per vete edhe ata qe i urrenin qenet i shifje qe e ledhatonin pasi e kishin shpreh hapur nuk i pelqejne kafshet shtepiake.
    Vetem lozte, asnjeher agressive, vecse pak frikacake😊, vetem po ta kishit pare do me besoni sa te shtonte jeten dhe cfar gezimi te dhuronte.
    Nje nate doli nga shtepia dhe nuk u kthye me. Pas 5 dite kerkim e gjetem 6m pase shtepis tone dikush e kishte gjuajtur me gure ne koke dhe e kishte hedh ne ferre. Ky person pa meshire, pa zemer, i pa fytyre qe vrau me vullnetin e lire dhe te plote Boren pjestaren e familjes tone. Si qenka e drejte dhe ky shtet nuk ndeshkon kur nje pjestar i familjes preket.
    Nuk po u kerkoje lek, buk, ndihme por vetem drejtesi.

    Bashkohuni me drejtesin, per Boren.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej