Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Referenca historike që rrëzojnë pretendimet greke/ Dhjetor 1944, Çamëria përkrah forcave të rezistencës greke në luftë kundër nazistëve

Nga Media 0

partizan cam

Dokumenti/ Si raportonte komanda shqiptare e luftës në Jug të vendit, Komandës qëndrore të LANÇ në Tiranë për betejat mes forcave të rezistencës dhe atyre të Napoleon Zervës. Si e vlerësonte Perëndimi kryeministrin në ekzil, Jorgo Papandreu

Historia e përplasjeve mes Napoleon Zervës dhe forcave të rezistencës greke kundër pushtuesit gjerman, por edhe roli i komandës shqiptare të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, vijnë përmes dokumenteve mjaft interesante të marra nga Arkiva e Shtetit. Dokumente që vërtetojnë sërish rolin e rëndësishëm të popullsisë çame përkrah forcave të rezistencës greke kundër nazizmit gjerman. Ngjarjet zhvillohen në dhjetor të vitit 1944.

Betejat e fundit dhe robërit e ushtrisë së Zervës në duart e ELAS-it. Dokumente historike që flasin për ditët e fundit të çlirimit të Çamërisë. Roli i forcave shqiptare në këto beteja. Janë dokumente historike të pakundërshtueshme që flasin për betejat disaditore deri në çlirimin e Çamërisë dhe rolin e popullsisë çame përkrah forcave greke të rezistencës kundër okupatorit gjerman. Bëhet fjalë për dokumente që rrëzojnë pretendimet greke, sipas të cilave popullsia çame bashkëpunoi me pushtuesit.

Dokumentet në këtë artikull flasin për situatën në kufirin shqiptaro-grek në data 5 deri më 13 dhjetor 1944, kohë kur forcat e famëkeqit Napoleon Zerva vazhdonin genocidin ndaj popullsisë çame. Ndërkohë që forcat e rezistencës greke, ELAM-s dhe ELAS, janë angazhuar në luftë kundër pushtuesit. Ka përplasje mes forcave të rezistencës kundër okupatorit gjerman dhe atyre të Napoleon Zervës.

Është interesante mënyra se si mediat amerikane dhe ato britanike e vlerësojnë situatën në Greqi. Ato e quajnë të çmendur, Jorgo Papandreun, asokohe ishte kryeministër i qeverisë në ekzil.

Më poshtë publikohen dokumentet nga data 5 deri në datën 13,  të cilat raportojnë komandës së përgjithshme të LANÇ situatën në Greqi, specifikisht atë në Çamëri dhe në kufirin shqiptaro-grek.

cam per sot poapandreu

cam2

cam13

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>