Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Dha dorëheqjen pasi u akuzua si njeriu i Sorosit, zbulohet kush do të mbajë postin e Nikos Kotzias

Nga Klodiana 0

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen ditën e some pas akuzave ndaj tij të ministrit të Mbrojtjes Panos Kammenos, i cili e akuzoi si njeri të George Soros.

Qeveria greke në një reagim rreth vendimit të Kotzias tha se “kush nuk dëshiron destinacionin, të zbresë”.

Ndërkohë postin e Kotzias do ta mbajë kryeministri Alexis Cipras deri në mbylljen e Marrëveshjes së Prespës.

Burimet i thanë “Kathimerini”-t se Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i vogël i koalicionit.

Sipas të njëjtit burim, gjatë takimit të kabinetit të së martës Kammenos akuzoi Kotzias për keqmenaxhimin e fondeve sekrete të Ministrisë së Jashtme, duke e cilësuar ate si njeri i Sorosit. Akuzë e fortë i erdhi edhe për shkak të Marrëveshjes së Prespës.

Ndihmësit pranë ministrit të Jashtëm thanë se ai ishte “thellësisht i ofenduar” nga akuzat dhe nga fakti qe nuk mori mbështetjen e kryeministrit.

/www.kathimerini.gr/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej