Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

I dha 50 mijë euro gjyqtares, gjykata lë në burg Ilia Çabirin

Nga Klodiana 0

Gjykata e Lartë ka dhënë masën e sigurisë për Ilia Çabirin, duke e lënë në burg.

Çabiri është një nga tre të arrestuarit për ryshfetin prej 50 mijë eurosh ndaj gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea.

Shtetasit Ilia Çabiri dhe Eleni Linon ishin palë në procesin gjyqësor për një sipërfaqe toke prej 40 hektarësh në Butrint të rrethit të Sarandës.

Shtetasi Odise Andrea, bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea ka marrë shumën e parave prej 50 mijë eurosh në këmbim të dhënies së vendimit në favor të shtetasit Ilia Çabiri.

Petraq Dashi ka nënshkruar një kontratë fiktive me të dyshuarit Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, në bazë të të cilës ai deklaron se u huazon shumën prej 50 mijë euro.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej