Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Deutsche Welle: Shqipëria, “Kolumbia e Europës”

Nga Media 0

Para 15 vjetësh, 6 vende të Ballkanit morën bashkë me “premtimin e Selanikut” edhe perspektivën për një anëtarësim pa vonesa në BE.

Por, viti që po mbaron, thotë Deutsche Welle, solli një sërë pengesash në këtë drejtim. Ai mund të quhet çdo gjë tjetër, sipas gjigandit mediatik gjerman, por vetëm vit suksesi jo. Shqipërisë, që i ka dalë nami si “Kolumbia e Europës”, ende nuk shënon suksese të ndjeshme dhe të qëndrueshme në luftën kundër kultivimit të drogës. Edhe reformat politike, si ristrukturimi i drejtësisë, kanë ecur ngadalë, theksohet në artikull.

Më keq, thuhet më tej, paraqitet gjendja në Kosovë: qeveria dhe pozita bllokojnë në Parlament njëra-tjetrën, duke sjellë një gjendje të paralizës politike.

Në Malin e Zi, negociatat e anëtarësimit nuk kanë ndryshuar asgjë lidhur me Milo Gjukanoviçin, i cili përkundër të gjitha rregullave demokratike mbetet atje etaloni i të gjitha gjërave.

Në pikëpyetje është gjithashtu nëse Maqedonia do të arrijë ta zgjidhë grindjen dhjetëra vjeçare me Greqinë për çështjen e emrit. Bosnje-Hercegovina, pavarësisht miliardave të BE-së, vazhdon të ofrojë imazhin e një shteti të dështuar.

Në Serbi, njeriu i fortë që sundon në vend e gjithçka është Presidenti, Aleksandar Vuçic, që kontrollon Parlamentin, Drejtësinë, mediat dhe policinë. Shkaku i atij që cilësohet si shkaku i dështimit të deritanishëm të BE-së në Ballkan është, sipas ekspertes Gudrun Steinacker, një gabim sistemik i bllokut. Përgjegjësi bëhet zbatues, sipas saj. Të njëjtat qeveri, në masë të madhe me të njëjtët politikanë, të cilët janë përgjegjës për gjendjen kritike, tani duhet të rregullojnë punët./Top Channel

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej