Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Detaje nga jeta e 6 motrave të Mbretit Zog, 3 princeshat që s’u martuan kurrë

Nga Media 0

Mbreti Zog kishte 6 motra, Princeshë Adile, Princeshë Nafije, Princeshë Senije, Princeshë Myzejen, Princeshe Ruhije dhe Princeshë Maxhide.

Referuar faqes zyrtare të Familjes Mbretërore, ato qenë të parat në shoqërinë shqiptare që dolën në plazh me kostume banje europiane.

Por cilat ishin motrat e Zogut?

-Princeshe Adile (1893-1966) u martua me Emin Bej Agolli-Doshishti dhe patën tre djem ( Salih, Hysein, Sherafedin) dhe dy vajza (Teri, Danush). Ajo iu përkushtua familjes dhe të gjithë bashkë jetuan në Angli. Vitet e fundit të jetës i kaloi në Paris pranë djalit të saj të pamartuar, Salih.

-Princeshe Nafije (1896-1955)u martua me Ceno Bej Kryeziun. Ata patën një djalë, Esatin ose sic njihet ndryshe, Princ Tati. Ceno Bej u vra me 1927 në Pragë ku kryente shërbimin si ambasador. Pas vdekjes se tij, Princesha së bashku me të birin jetuan në Pallatin Mbreteror pranë Mbretit Zog, si edhe në ekzil ku nuk u ndanë nga Familja Mbreterore. Princesha ndërroi jetë në Kairo.

-Princeshe Senija (1903-1969) me 1936 u martua me Princ Mehmet Abid të Turqisë, djalin e Sulltan Abdulhamid II. Për fat të keq kjo martesë nuk rezultoi e lumtur ndaj cifti u divorcua. Ata nuk patën fëmijë. Princesha qëndroi pranë vëllait dhe motrave pjesën tjetër të jetës. Tetë vitet e fundit i kaloi në Kanë ku edhe ndërroi jetë vetëm një javë pas humbjes së motrës së saj, Princeshës Myzejen.

-Princeshë Myzejen (1905-1969) nuk u martua kurrë. Ajo jetoi gjithë jeten pranë Familjes Mbretërore. Tetë vitet e fundit i kaloi në Kanë, në vilën ku jetonte me dy motrat e saj, Senije dhe Maxhide.

-Princeshe Ruhija (1906 -1948) gjithashtu nuk u martua kurrë. Ajo qëndroi pranë të vëllait dhe motrave gjatë viteve të ekzilit. Ndërroi jetë në Kairo pas një lufte të gjatë me kancerin. Falë Mbretit Faruk ajo pati një ceremoni mortore zyrtare.

-Princeshe Maxhide (1907-1969) pati të njëjtin fat me motrat e saj. Ajo gjithashtu nuk u martua. Jetoi me Familjen Mbreterore deri më 1961, më pas me të motrat deri sa mbylli syte në Kane pas një kome prej të ciles nuk u zgjua kurrë.

https://www.facebook.com/shqiperiaeharruar/photos/a.672151812988220/846861195517280/?type=3&theater

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej