Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Dështon dy herë radhazi ankandi i Albpetrol për shitjen e 200 mijë tonë naftë, nuk ka blerës

Nga Skenderi 0

nafte

Ankandi i kompanisë publike të naftës Albpetrol për shitjen e 200 mijë tonë naftë bruto ka dështuar dy herë radhazi. Mësohet se ankandi ka dështuar për shkak se në dy ankandet nuk është shfaqur asnjë ofertues. Arsye kryesore që i ka mbajtur investitorët larg ka qenë çmimi lartë i ofruar për shitje.

Albpetrol ka zhvilluar dy herë ankandin për shitjen e sasisë 200.000 tonë naftë bruto. Çmimi i ankandit vendoset  referuar FOB, ku çmimi minimal fillestar për njësi është 72.17 % e çmimit Brent + K, ndërsa  më pikat e lëvrimit çmimi minimal fillestar për njësi është 72.17 % e çmimit brent – 3.79 USD/bbl + K. Ky çmim përcaktohet në bazë të vetive dhe karakteristikave mesatare fiziko-kimike të naftës të krahasuar me treguesit standard të brent.

Ankandi i parë i zhvilluar me date 18 tetor 2016 dështoi pasi nuk u paraqit asnjë ofertë, ndërsa ankandi i dyte i datës 31 tetor gjithashtu dështoi për mungesë ofertash.

Mësohet se në të dyja rastet ankandi dështoi se çmimi minimal që rezulton nga kjo metodologji ka rezultuar me i lartë se, çmimet që shesin operatorët e tjerë privatë që prodhojnë naftë bruto.

Monitor ka bërë një hulumtim mbi çmimet e tregut, nga të cilat rezulton se  Bankers Petroleum, prodhuesi me i madh në Shqipëri, me rreth 90 % te tregut në tremujorin e pare të vitit 2016 ka shitur me çmimin mesatar 62% të Brent ndërkohë që në tremujorin e dytë çmimi mesatar i shitjes është rritur me 4% duke kapur vlerën 66% të Brent.

Si rrjedhojë, Albpetrol duke dalë në treg me një ofertë 6-7% më të lartë e ka pasur të vështirë të sigurojë një ofertë për shitjen e sasise 200.000 USD.

/monitor.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>