Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Dështimi i tubimit të Ramës dhe Veliaj, sherr i madh në PS/ Ikën kryetarja e Tiranës, Blerina Gjylameti

Nga 27.al 0

Dështimi i anti-mitingut të djeshëm të organizuar në Tiranë nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, ka bërë që gjendja brenda Partisë Socialiste të jetë e rëndë.

Pas fjalës së mbylljes, Edi Rama ka pasur një përplasje të ashpër me deputeten dhe kryetaren e PS-së së Tiranës, Blerina Gjylametin.

Fakti që në anti-mitingun e Ramës kishte shumë pak socialistë të Tiranës ka bërë që të plasë një debat i ashpër brenda kupolës së PS-së.

Burimet kanë bërë të ditur se dështimi nuk ka qenë shkaku i vetëm i debatit. Fakti që Erion Veliaj nuk ka futur asnjë njeri të Blerina Gjylametit në listën e 100 kandidatëve për këshilltarë bashkiakë në Tiranë, ka shkaktuar një tjetër debat të ashpër.

Pas këtyre, Rama i është kthyer me gjuhën e tij Gjylametit, duke e akuzuar. Kryetarja e PS-së së Tiranës ka dhënë dorëheqjen nga posti, gjë që pritet ta zyrtarizojë brenda këtyre ditëve

/syri.net/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej