Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Dështaku Neranxi është përçarës, çamët u janë mirënjohës himarjotëve

Nga Media 0

Nga Alba Haruni

Dështaku Neranxi, “s’ka ç’ti bëjë gomarit e i bie samarit”. Bashkë me samarin po tenton të godasë dhe çamet. Po ç’ke o t’u mbylltë, ç’ke?
Nëse çamët kërkojne të drejtat e tyre mbi pronën e trashëguar, nuk kanë asnjë qëllim të përdorin apo dëmtojnë kërkesat e banorëve të Himarës. E vetmja gjë që kemi thënë është që shteti grek mos të ndërhyjë në çështje të brendshme të shtetit shqiptar. Të drejtat e himarjotëve trajtohen në të njëjtën mënyrë si të tiransit, tropojanit, etj. dhe nuk ka të bëjë me cenim të drejtash por me vendimarrje për rregullim territori. Ndërsa të drejtat e çamëve në shtetin grek janë tëresisht të mohuara.

Por ajo që më shtyu të merrem me Neranxin është tendenca e tij përçarëse.
Po është e vërtetë, në kalvarin e vuajtjeve dhe nën presionin e masakrave, karvanët me çamet që shpërnguleshin ndaluan dhe në Himarë. Popullsia e Himarës i priti, i strehoi dhe ju ofroi bukë e veshmbathje. Për këtë çamet ju janë pafundësisht mirënjohës. Ata kanë ditur të forcojne miqësitë mes tyre.

Ti Dështak me pafytyrësi sjell në vëmendje familjen e Jani Qiricit nga Himara e cila rriti me dashuri një nga jetimët e tragjedisë çame. Kësaj të vërtete ne i jemi mirenjohës pafundësisht. Në takimin përmbyllës së fushatës së PDIU në Vlorë z. Shpëtim Idrizi, në fund të takimit dorëzoi dekoratën e mirënjohjes familjes Qirici nga Himara. Pas genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë në vitin 1944, familja e Jani Qiricit kishte mbajtur një prej fëmijëve të mbetur jetim, duke e birësuar. I biri i Jani Qiricit, Llukë Qirici mori dekoratën në emër të familjes Qirici, duke falenderuar përzemërsisht kryetarin e PDIU-së .
Flakët e përçarjes do ju djegin më shumë se ju kanë djegur dhe hiri i turpit do ju mbulojë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej