Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Dëshmitë/ Ja si nusja vrau vjehrrën në Kamëz…” E kafshova në duar e fytyrë”! Roli i hoxhës

Nga Media 0

Nusja Marjana Cmeta që një vit më parë helmoi vjehrrën e saj Lirie Lami, do përballet me akuza të rënda përballë gjykatës së Krimeve të Rënda, ku rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm. Prokuroria ka vendosur të mbyllë hetimin ndaj Cmeta duke e konsideruar hetimin të plotë.

“Shqiptarja.com” zbardh të plotë dosjen se si është zbuluar vrasja e Lirie Lamit në Kamëz në 30 prill 2018. 21-vjeçarja Marjana Cmeta në rrëfimin që ka bërë para hoxhës Hysen Shehu tregon se si e mashtroi vjehrrën 48-vjeç për të pirë “lëngun magjik”, që ishte helmi fostoksinë, në mënyrë që ato të mos konfliktoheshin më.

Olti Lami, djali i viktimës dhe ish-bashkëshorti i autores së krimit tregon çfarë dëgjoi në video.  “I kishte thënë që këtë lëng e kanë pirë të gjithë dhe se do na bënte mirë për të mos patur probleme. Ajo i tregonte hoxhë Hysenit që erën e fortë që kishte patur lëngu për shkak të helmit, e kishte justifikuar tek mamaja duke i thënë asaj që erën e ka për shkak se e kishte bërë Hoxha dhe e kishte siguruar që e kishin pirë të gjithë.

Marjana në video thotë se pas një ore nga momenti që i kishte dhënë lëngun, kishte shkuar tek dhoma e mamit për ta parë dhe aty e kishte gjetur të shtrirë në cepin e krevatit dhe se mamaja e kishte parë me shikim të vrazhdë, për këtë shkak Marjana kishte menduar se nuk kishte bërë efekt helmi. Pas kësaj Marjana shpjegon se kishte shkuar tek dhoma ku flinin dhe kishte marrë një shall dhe ja kishte lidhur në fyt për ta mbytur. Mamaja kishte dashur të hapte dritaren e dhomës për t’i thirrur Dhuratës për ndihmë, por Marjana e kishte kapur dhe nuk e kishte lënë të bërtiste dhe të hapte dritaren. Marjana shpjegon se e kishte kafshuar mamanë pa vetëdije dhe se ishin kacafytur në korridorin e shtëpisë dhe shpjegonte se mamaja kishte patur shumë fuqi”,– thuhet në rrëfimin e 21-vjeçares te Hoxha.

Dëshmia e djalit të viktimës

Djali i viktimës në datën 26 janar 2018 ndër tjera deklaron “…mbaj mend që ato nuk shkonin mirë, por rreth 5 muaj para se mami të vdiste, Marjana Cmeta dhe mamaja ime janë zënë fizikisht, ka qenë Marjana që e ka kapur prej flokësh mamanë time dhe janë gjuajtur. Kam ndërhyrë unë për t’i ndarë. Për këtë rast mbaj mend që babai i tha të ikte nga shtëpia dhe Marjana është larguar për 5 ditë pastaj është kthyer prapë pasi babi im Agimi e fali…”

Pas vrasjes…

…Marjana ishte larguar nga shtëpia e Oltjanit dhe rreth 4-5 ditë më pas ka shkuar tek shtetasi Hysen Shehu, i cili është imam në xhaminë e qytetit studenti dhe i ka rrëfyer ngjarjen. Hysen Shehu e ka regjistruar me audio video këtë rrëfim të Marjanës. Në lidhje me rrëfimin e regjistruar është vënë në dijeni edhe Oltjan Lami i cili e ka parë videon, dhe në datën 26 janar 2018 është paraqitur në Prokurorinë për krime të rënda për të dhënë deklarim dhe ndër të tjera deklaron: “… Dua të shtoj se rreth 3-4 javë pas kësaj që më tha hoxha ku dyshonte për Marjanën, mua më ka marrë Vehbiu, dhe më ka çuar tek hoxhë Hyseni. Kjo pasi isha shumë i tronditur dhe i mërzitur. Kam folur me hoxhë Hysenin dhe i kam shpjeguar se isha jashtë mase i mërzitur për shkak të vdekjes së nënës dhe për faktin se ajo ishte helmuar dhe nuk dihej autori i veprës. Hoxha kërkonte të më qetësonte dhe në bisedë e sipër më tha: “unë do të të bind ty që nënën tënde e ka vrarë nusja”. Ne ishin te dhoma e hoxhës te “treshi”. Hoxha mori një USB që e kishte futur poshtë raftit të librave, e vendosi në kompjuterin e tij laptop, dhe më tha “hajde të shohësh një video që i kam bërë Marjana Cmetës”.

Jam ulur të shihja videon, ku shfaqej Marjana Cmeta, e ulur në divan dhe shpjegonte se kishte pasur shumë zënka me mua dhe se ajo sa herë i gjuaja unë një shpullë ajo më godiste me dy shpulla. E kam parë videon deri rreth minutës së 5-të pasi hoxha më tha që të shkoja ditën e nesërme, pasi atë moment kishte punë të tjera. Ditën e nesërme që në mëngjes, nga ora 7:00 kam shkuar te hoxhë Hyseni dhe kam parë të gjithë videon. Video ishte bërë me kënd nga tavolina e punës së hoxhës drejt divanit dhe karriges. Në divan ishte ulur Marjana ndërsa në karrige ishte ulur hoxha. Në video Marjana thoshte që mamanë e kishte vrarë. Ditën kur kishte vdekur mamaja, në mëngjes Marjana kishte bërë lëng portokalli në të cilin kishte hedhur helm për minjtë. E kishte përgatitur në gotë dhe ia kishte ofruar mamasë sime duke i thënë që ishte i përgatitur nga një hoxhë. I kishte thënë që këtë lëng e kishim pirë të gjithë se se do na bënte mirë për të mos pasur probleme.

…Me djalin e xhaxhait kemi futur Lirijen në makinë dhe më pas e kemi çuar në spitalin ushtarak. Pasi kemi shkuar në spital dhe mbas 30 minutash ka dalë doktori dhe na ka njoftuar se ka ndërruar jetë…”.

Ndërsa Lutfi Lami i pyetur më datë 04.01.2018 si person që ka dijeni për veprën penale, ndër tjera deklaron “...Në prill të 2017, nuk e mbaj mend ditën dhe datën, kam qenë pushim dhe kam qenë duke punuar në oborrin e shtëpisë sime. Më saktë duke prerë barin e oborrit. Diku nga orari i drekës, pas orës 12:00, vajza ime Elona vraponte drejt meje dhe bërtiste “o ba o ba hajde se çka ndodhur te shtëpia e xhaxhi Gimit, se dëgjoj të bërtitura dhe zhurma”. Menjëherë kam shkuar te shtëpia e Gim Lamit dhe kam gjetur të shtrirë para shkallëve të shtëpisë Lirije Lamin të cilës po i mbante kokën një grua, nuk e mbaj mend se kush. Aty ishin gruaja e Oltjon Lamit, Bukuria gruaja e Vehbi Lamit dhe nëna e Agimit, Sulltane Lami. Ato bërtisnin “…obobo na vdiq…”. Kam parë Lirijen e cila ishte shtrirë plotësisht me fytyrë nga qielli dhe në faqe, nuk mbaj mend cila faqe por ishte një dëmtim me shenjë të kuqe të errët. Fytyra i ishte bërë e verdhë dhe unë i kam vënë dorën te pulsi për të parë pulsin por nuk dallova shenja jete. I pyeta gratë se ç’kishte ngjarë dhe njëra prej tyre nuk e kujtoj, më tha se i kishte rënë shkopi i perdes duke vënë perden. Menjëherë ka ardhur Vehbiu me makinën e tij dhe e kemi marrë trupin e Lirijes dhe e kemi futur në sedijen e pasme të makinës dhe bashkë me nusen e Oltit dhe Bukurien e Vehbiut kemi shkuar tek spitali ushtarak…”.

Pasi është varrosur e ndjera Lirije Lami, të afërmit e saj kur kanë parë skedën e vdekjes dhe kanë konstatuar se shkak i vdekjes së Lirije Lamit ka qenë helmimi nga lëndë helmuese dhe jo nga ataku kardiak.

Hoxha,burrit: Këtë video e pa dhe babai

Gjatë bisedës Hyseni i thotë Oltionit që këto pamje i ka parë dhe babai i tij, Agimi dhe pyetjes së tij se me kë ka qënë, ai përgjigjet se ka qënë me Benin këpucarin. Në analizë të fakteve dhe të dhënave të mësipërme provohet tej çdo dyshime se shtetasja Marjana Cmeta në datën 30 Prill 2016 gjatë kohës që ka qënë në banesën e saj së bashku me vjehrrën e saj viktimën Lirije Lami, i ka ofruar të pijë një lëng frutash në të cilën kishte hedhur një tablet fostoksinë dhe se këtë helm e kishte marrë që më parë dhe e kishte ruajtur për të realizuar këtë vepër dhe për ta bërë që të dukej si vetëhelmim. Më pas duke parë që viktima nuk po ndëronte jetë ajo ka kryer dhe veprime fizike duke e mbytur me shall dhe pas reagimeve të viktimës e ka kafshuar në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit.Më pas ka njoftuar vllain e burrit të viktimës, banesa e të cilit ka qënë pranë dhe e kanë transportuar për në spital duke e paraqitur si të vetëhelmuar. Edhe në deklarimet e para kjo shtetase ka mohuar që të ketë kryer krimin duke dhënë alibinë se viktima gjatë kohës që ka qënë në banesë ka qëndruar për rreth një orë në një dhomë tjetër dhe kur ka shkuar e ka parë shtrirë dhe gjendje të rëndë ka njoftuar të afërmit dhe e kanë dërguar në spital. Në deklarimet e datës 20 shkurt 2018 si person ndaj të cilit zhvillohen hetime Cmeta e ka pranuar autorësinë e krimit.

Hoxha nuk denoncoi ngjarjen e rëndë

Nusja e shtëpisë ka pasur një debat me viktimën kur ishin të dyja në banesë dhe më pas janë konfliktuar e ajo e ka kafshuar në fytyrë e pjesë të tjera të trupit. Ndërkohë shtetasja nën hetim e ka shpjeguar në mënyrë të hollësishme gjithë ngjarjen, vrasjen e shtetases Lirije Lami, shtetasit nën hetim Hysen Shehu i cili e ka regjistruar rrëfimin dhe ky regjistrim është gjetur dhe sekuestruar nga prokuroria.

Në këtë mënyrë shtetasja nën hetim ka konsumuar plotësisht veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”. Lidhur me shtetasin nën hetim Hysen Shehu rezulton se ai është vënë në dijeni të kësaj vrasje nga rrëfimi i shtetases nën hetim Marjan Cmeta dhe nuk e ka kallëzuar në organet e ndjekjes penale në polici ose në Prokurori duke konsumuar në këtë mënyrë plotësisht elementët e veprës penale të “Moskallëzimit të krimit”.

Hoxha Hysen Shehu

https://shqiptarja.com/lajm/zbardhen-deshmite-jja-si-nusja-vra-vjehrren-ne-kameze-kafshova-ne-duar-e-fytyre-roli-i-hoxhes

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej