Ka than' i moçmi: 

“Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që e shtyn njeriun të mohojë kombin e vet”
                                             -Naum Veqilharxhi

Dëshmi që Zerva ishte bashkëpunëtor i fshehtë i gjermanëve (film)

Nga admin 0

Nga Arben Llalla

Në një intervistë të dhënë në Bon të Gjermanisë më 1981 (Karl-Heinz Rothfuchs), i cili ka qenë kreu i GFP621, (Geheime Feld Polizei), i policisë sekrete ushtarake të nazistëve gjermanë në Greqi, tregon për bashkëpunimin e fshehtë të Napoleon Zervës me sigurimin ushtarak gjerman në dëm të partizanëve grekë EAM-ELAS, pjesë e së cilës ishin edhe shqiptarët e Çamërisë.

Pjesa që po sjellim për lexuesit është shkëputur nga filmi dokumentar për komandantin e ELAS Aris Veluliotis (emri i vërtetë është Thanasis Klara) (Άρης Βελουχιώτης: Το δίλημμα” του Φώτου Λαμπρινού Ολόκληρη).

Në këtë film dokumentar kemi deklaratën me figurë dhe zë të Karl-Heinz Rotfoux (Karl-Heinz Rothfuchs), i cili ndër të tjera thotë: “Në Tetor 1943, pas përplasjeve të shumta midis EDES dhe ELAS, Zerva nuk nguroi të kërkojë ndihmën e gjermanëve për të goditur ushtrinë partizane greke EAM-ELAS në Epir. Takimi u bë në 14 tetor 1943 me pretekstin e një armëpushimit 14 ditor, por Zerva u kërkoi gjermanëve një marrëveshje të fshehtë pa e ditur anglezët dhe drejtuesit e tjerë të EDES.

Në Dosjen 59643/3 flitet për marrëveshjen e fshehtë të nazistëve gjermanë dhe Napolen Zervës për shkëmbim të informacioneve të ndërsjellta në lidhje me armikun e përbashkët EAM-ELAS  dhe mbështetjen që ushtria gjermane ka dhënë për Zervën.

Ka dëshmi të shuma që bashkëpunëtorë të gjermanëve ishin shumë figura të njohura politike greke, të cilat pas Luftës së Dytë Botërore drejtuan Greqinë duke mos u dënuar kurrë për bashkëpunimin e tyre. Që nga viti 1945 e deri më sot Greqia ende vazhdon të drejtohet nga grekët që bashkëpunuan me nazistët gjermanë si Karamanlisët, Micotaqët, Meimaraqët, Rallisët, Mercot si dhe klerikët e lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Greqisë.

Nuk ka patur asnjë bashkëpunim të shqiptarëve të Çamërisë me italianët apo gjermanët. Pas 74 vjetëve asnjë dokument shkencor, fotografi apo marrëveshje nuk është gjetur për bashkëpunimin e çamëve nga historianët apo studiuesit e ndryshëm. Shqiptarët e Çamërisë u masakruan dhe u përzunë nga trojet e tyre vetëm pse ishin shqiptarë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej