Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Dëshmi nga genocidi grek mbi popullsinë shqiptare në Çamëri: Tek fisi i nënës time kanë therrur 6 veta (Video)

Nga Skenderi 0

“Arritën grekët atje, e gjejnë dajon tonë, Hajriun, i presin kokën dhe ia hedhin para fëmijëve, para gruas”

Kështu rrëfen një prej dëshmitarëve të mbijetuar nga genocidi grek mbi popullsinë shqiptare në Çamëri pas Luftës së Dytë Botërore. Këto dëshmi të rralla  u transmetuan në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

Tek fisi i nënës time kanë therur 6 veta, vijonë rrëfimin dëshmitarët, ashtu siç mund të therret bagëtia. Ndër ata shpëtoi një fëmijë 6-vjeç. Arriti që në vitin 1945 është gjetur në Sukth të Durrësit. Ndërsa në vitin 1945 u shkri ushtria e AMI-t dhe dajua jonë ishte ushtar atje. Arriti në Filat, gjeti familjen. Këta u përgatitën që të kthehen prapë në Çamëri. Arritën grekët atje, e gjejnë dajon tonë, Hajriun, i presin kokën dhe ia hedhin para fëmijëve, para gruas. Masakra të tjera janë bërë sa të duash.”

Më poshtë do të ndiqni videon me dëshmi rrënqethëse se si u masakruan shqiptarët e Çamërisë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>