Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Dervishaj prezanton buxhetin e 2017: Vetëm 9 % e tij do të përdoret për rrugë të reja

Nga Skenderi 0

Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj tha se buxheti për Ministrinë që ai drejton për vitin 2017  është më i lartë se ai i një viti më parë, megjithatë, vetëm 9 përqind e shumës do të përdoret për rrugë të reja.

“Buxheti që ne kemi është 31 miliardë lekë. Do të kemi në fokus për të përfunduar ato projekte që kanë afate brenda 2017. Vetëm 9 përqind e buxhetit është për investime të reja në rrugë”, u shpreh ai.

Gjatë fjalës së mbajtur prej tij në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese Dervishaj kërkoi më shumë vëmendje për portet.

“Jemi marrë shumë me rrugët, por kemi harruar sektorin e portual. Të gjitha rrugët na lidhin me portet, por s’i kemi kushtuar vëmendjen porteve”, u shpreh Ministri.

Gjithashtu Ministri premtoi se rruga në hyrje të Pogradecit do të përfundojë, po ashtu edhe ajo që lidh Tiranën me Elbasanin.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej