Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Dervish Hima për Le Figaro (1912): Shqipëria është motra e vogël e Francës. Na ndihmoni me pendën tuaj!

Nga Media 0

Prestigjiozia franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të hënën e 2 dhjetorit 1912, në faqen n°2, letrën e atdhetarit të palodhur shqiptar, Dervish Himës, dërguar drejtorit të po kësaj gazete.

Cila ka qenë asokohe arsyeja e dërgimit të kësaj letre? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë të saj, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Letër nga një shqiptar
Budapest, 29 nëntor

Në kemi marrë letrën në vijim :

“Zoti Drejtor,

Ndërsa gjendem në Budapest për të shkuar në Shqipëri, sapo lexova në gazetën e madhe pariziane “Le Figaro” një shkresë të shpikur këtu në Budapest, lidhur me një deklaratë të bërë nga unë në lidhje me fronin e Shqipërisë.

Nuk ka asgjë të vërtetë mbi deklaratën që më atribuohet, sepse nuk kam pasur asnjë intervistë me askënd. As këtu, as në Bukuresht, nuk jam shprehur në lidhje me zgjedhjen e një mbreti për fronin e ardhshëm të Shqipërisë. Ndër shqiptarët që punojnë për realizimin e dëshirave të tij, asnjë zgjedhje nuk është bërë deri më sot. Unë nuk i kam thënë askujt se duam Dukën e Abruzzos, ose Princin Karol të Rumanisë, apo një ish-ministër të Belgjikës. I përket Asamblesë Kombëtare Shqiptare, me pëlqimin e Fuqive – besoj – që të bëjë këtë zgjedhje.

Ne, patriotët shqiptarë, po bëjmë sot të gjitha përpjekjet tona për të siguruar ekzistencën tonë politike dhe për të krijuar një ligë kombëtare, dhe ne do të përpiqemi të mbrojmë kufijtë tanë të pushtuar në veri dhe jug. Ne shpresojmë që kombi i madh republikan do të mbrojë, me pendën e tij të guximshme, të drejtën dhe atdheun shqiptar, i cili është vetëm motra e vogël e kombit të madh francez.

Z. Drejtor, ju lutem pranoni sigurinë e konsideratës time më të lartë.”

Dervish Hima
Drejtor i gazetës shqiptare
“Shqipëtari”

 

https://www.darsiani.com/la-gazette/dervish-hima-drejtorit-te-prestigjiozes-le-figaro-1912-shqiperia-eshte-motra-e-vogel-e-frances-na-ndihmoni-me-penden-tuaj/

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej