Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Derbi i stisur i Elbasanit

Nga 27-shi 0

Ndeshja derbi, Partizani – Tirana, që do të luhet mbrëmjen e së djelës ka nisur tashmë, por me mënyrën më të stisur të mundshme. Për ta bërë shumë më interesant sesa mundësitë që kanë skuadrat në fushë, po flitet gjithmonë e më shumë për tifozeri të ashpra, madje pjesë e kësaj loje janë bërë edhe uniformat blu. Në FSHF, që është edhe menaxhuesja e stadiumit “Elbasan Arena”, po flitet për heqjen e stolave në tribunat ku do të sistemohen tifozeritë ultras, duke parashikuar se mund të dëmtohen, gjë që edhe ka ndodhur, por në të njëjtën kohë shkel rregulloren e UEFA-s, sipas të cilës, në asnjë sektor stadiumi me vende në këmbë, nuk duhet të lejohet kategorikisht prania e tifozëve. Dhe vende në këmbë quhen ato që nuk kanë stola.

TIFOZET E TIRANES PARA DERBIT - Tifozet e Tiranes, duke marshuar ne rruget e Tiranes drejt stadiumit "Selman Stermasi", ku do te luhet ndeshja e futbollit, Tirana-Partizani, e vlefshme per Kampionatin Kombetar./r/n/r/nTIRANA FANS BEFORE DERBY - Tirana fans, marching to "Selman Stermasi" stadium, for the Albanian Super League football match Tirana vs Partizani.
Tifozët e Tiranës përpara derbit të vjetshëm që u zhvillua në kryeqytet

Ndërsa policia po mendon mundësi absurde të lëvizjes së tifozëve. Sipas saj, ata të Partizanit do të udhëtojnë nga rruga normale, ndërsa të Tiranës nga Rrogozhina, për të eleminuar përplasjet gjatë udhëtimit. Pra mund të ndodhë gjithçka, kështu që kemi një arsye më shumë për ta ndjekur haq pas hapi atë derbi.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej