Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Derbi Partizani-Tirana pritet nën masa të rrepta sigurie

Nga Rexhina Biba 0

 

Qindra efektivë të policisë kanë blinduar qytetin e Elbasanit në prag të derbit të kryeqytetit Partizani-Tirana, i cili për herë të parë në histori do të luhet jashtë Tiranës, në Elbasan.

Forca të shumta të policisë janë vendosur rreth stadiumit “Elbasan Arena”, ndërsa situata paraqitet e qetë në prag derbi.

Qindra tifozë, si të Partizanit, ashtu edhe të Tiranës, me rreth 50 autobusë janë nisur drejt “Elbasan Arena”-s, për të mbështetur skuadrat e tyre.

Policia kërkon nga ana e tifozëve që të jenë të pajisur përveç biletës edhe me kartë identiteti, ndërsa do të ndalojë hyrjen në stadium të sendeve të forta, shishe, fishekzjarre dhe monedha e metale të çdo lloji.

Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana do të nisë në orë orën 19:00.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>