Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Deputeti socialist quan Berishën autik, tallje me fëmijët e sëmurë

Nga Media 0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar foto të deputetit socialist Alket Hyseni, i cili ishte pritur në Ksamil nga Valbona Oruci, e cila është motra e Dino Muhaj i akuzuar për vrasje.
Pas postimit të Berishës, Hyseni ka reaguar ashpër duke e quajtur ish-Kryeministrin plak i rrjedhur. Por fakti që deputeti socialist e ka quajtur Berishën autik, ka ngjallur reagime të shumta.
Autizmi është sëmundje që po prek gjithnjë e më tepër fëmijët shqiptarë, ndërsa politikat shtetërore që këta fëmijë të kenë kujdes të veçantë janë thuajse inekzistente në Shqipëri.
Vetëm para pak mujsh prindërit e një fëmijë autik akuzuan qendrën shtetërore të rehabilitimit në Berat se kishin dhunuar të birin.
Postimi i deputetit socialist, Alket Hyseni:

Plakut Merre digital, bashkë me kokrrat e tespieve që i kanë ikur të gjitha tashmë, i ka rrjedhur krejt edhe kokrra e fiqirit😄.

Nuk jam marrë me këtë Rigoleto, por kur përgojon(me gojen e tij të qelbur) një zonjë në punën e saj, smund të rri pa i kthyer përgjigje.

Po c’faj ka Valbona mor komunist i poshtër, që ka mbi 30 vjet që ka krijuar familjen e saj, nëse vellai i saj madhor akuzohet për një vepër penale dhe akoma hetohet?!
Se për shembull o Rigoleto, cfaj ka kunati jot që bën biznes për qef dhe akuzohet(s’di sa e vërtetë është) për porositje atentatesh, ndërkohë që ti akuzohesh publikisht se ishe shkaktar i 2000 vrasjesh në ‘97?!
Cfaj ka djali, vajza, apo dhëndërri yt që “me zor nxjerrin muajin” me miliona dollarë fitime, miliona metra katrorë tokë në emrat e miqve të ngushtë, ndërkohë që ti vrave 4 të pafajshëm në bulevard dhe plagose plot të tjerë?!
C’faj ka familja jote “bamirëse” që ti vret cdo ditë etikën, estetikën, kulturën dhe moralin me fjalët dhe veprimet e tua prej autiku politik?! S’po ja del dot me fonde të dyshimta pikturash që të shërojë autizmin tënd.
Pa folur pastaj se c’faj mund të kishte baxhanaku që ti “nuk e njohe dot” kur humbi jetën në Gërdec, ku u shfarosën 26 jetë njerëzore.
C’faj ka Shqipëria jonë, që falë parimeve demokratike dhe kushtetutës(që ti nuk doje të miratohej) i kërkon llogari personale vetëm atij që shkel normat penale apo shoqërore, por jo familjarëve sic bëje ti or tre herë Kryetari i Komitetit të Internimeve/Dëbimeve, katër herë(12 vjet) Sekretari i PPSH Spitalit Universitar, 23 vjet komunist i anëtarësuar në 8 Nëntor 1968.
C’faj ka kjo shoqëri që përpiqesh ta mbash peng ti dhe taborri jot, që ti kujton se je akoma Kryetar i Frontit Demokratik të Rajonit 3, apo kujton se gjykohen njerëzit si në Pleniumin e Komitetit të Partisë së Tiranës ku ishe 15 vjet anëtar.
E plot e plot të tjera o plak autik, që humbe shansin të ishe figurë historike dhe u katandise në mejhane shpifjesh dhe thashethemesh. U ktheve në gastor oborri si Rigoleto kurrizua (jo vetëm nga pamja fizike), ndërkohë historia të dha mundësinë(edhe pse e vodhe) të ishe Dukë.

P.S. E ke parasysh se si përfundon melodrama operistike për Rigoleton(shpresoj ta kesh lexuar Viktor Hugo apo të kesh parë operën e Verdit), ndaj kujdes kur përdor epitetet që s’kanë lidhje me mua, por me Gildën 😉 ….. etj. Dhe unë or Rigoleto, kur flas, flas me fakte 🎯, jo me akuza të stisura politikisht dhe as me thashetheme pazari.
Të rekomandoj që Rigoleton mos e shiko në mbrëmje se do të lejë pa gjumë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej