Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Deputeti shqiptar kërkon që të ndalohen këngët që promovojnë drogën

Nga Media 0

Kënga “Columbiana” ia dha famën vitin e kaluar këngëtares Tayna. Por, pikërisht kjo këngë ka nxjerrë telashe mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Deputeti të LDK-së Haxhi Avdyli, duket se nuk po mundet të dëgjojë më këngë ku promovohet droga dhe substancat e tjera narkotike. Ai ka kërkuar sot që të ndalohen me ligj, këngët që promovojnë drogën.

Ndërsa kjo ide e Avdylit nuk i ka pëlqyer aspak deputetit nga PSD, Fisnik Ismaili. “Kam me dalë në Kuvend një natë, në foltore me i repovatë në të thatë këtij deputeti të ngratë, një fjalim të gjatë plot gallatë, për inat. Ky koment le të mbetet ispatë”, ka shkruar Ismaili.

Ai po shprehet se është i lodhur me dëgjimin e këtyre këngëve. Çfarë i bëri atij përshtypje janë këngët ku përmenden Kokaina të cilën e këndon Moziku dhe marihuana që u bë hit nga këngëtarja Tayna.

“A mundemi ne me e marrë një iniciativë ligjore apo një kornizë me ua ndalu me ua ba censurë mos me përmend. Secila këngë që thotë unë jam high, unë jam kokaina me ua ndal”, ka deklaruar ai gjatë mbledhjes.

“Si ta lëshojë televizorin ka me pa këngë marihuana, kokaina, kolumbiana ajo s’di kush është ajo Tayna, krejt janë këngë me promovim të drogës”, ka deklaruar Avdyli.

/insajderi.com/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej