Ka than' i moçmi: 

"Besa, pra, mund të ketë shumë në këtë botë, atdheu është vetëm një."

- Çajupi

Deputeti Rakipi: Qëndrimi i Metës në Athinë është antishqiptar

Nga 27.al 0

Deputeti Aqif Rakipi ka qenë shumë i ashpër me kreun e Kuvendit Ilir Meta në lidhje me qëndrimet e tij mbajtur gjatë vizitës tre ditore në Greqi. Sipas ligjvënësit të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kreu i Parlamentit duhet ta kishte ngritur çështjen çame.

Ajo deklaratë është anti-shqiptare. Metës i është bërë pyetja direkt, a ekziston Çështja Çame dhe ai thotë të shikohet për të ardhmen. Kjo deklaratë është as mish, as peshk. Çështja Çame është ngritur në Bruksel dhe mos ta ngrejë kryetari i Parlamentit shqiptar, kjo nuk është normale, nuk di çfarë mund të them”, u shpreh Rakipi, i cili ka komentuar edhe deklaratën e Metës se në Shqipëri nuk ka një parti serioze me agjendë nacionaliste.

Ne si parti jemi parti më serioze se sa Meta, sepse kemi një kauzë. Kauza jonë dihet se cila është dhe kauza e Metës dihet se për çfarë është. Ne jemi parti kombëtare. Çështja Çame nuk është çështje e vetëm 5 deputetëve apo e një partie, ajo është një çështje e gjithë shqiptarëve dhe e historisë së Shqipërisë.”

Deputeti i PDIU është mjaft kritik edhe për grupin e kolegëve të tij që shoqëronin Metën në Greqi.

Agjendën e vetë e cakton ai, nuk ia caktoi Greqia. Megjithëse po të shikosh edhe grupin që ka shkuar në Greqi, kuptohet për çfarë mund të flitet. Ka marrë gjithë grekët me vete. Ka marrë 3 grekë me vete dhe asnjë nga pala jonë. Ai shkoi atje dhe duhet të kishte bërë pjesën e vet.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej