Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Depolitizim

Nga 27.al 0

Nga Sokol Shameti

Njeriu është kafshë politike. T’i heqësh atij “politikën”, i mbetet të jetë vetëm “kafsha”. Depolitizimi është dorëheqja nga ajo që e bën njeriun njerëzor, pra subjekt të arsyeshëm.

Protesta e depolitizuar është protestë e dehumanizuar. Ajo reduktohet në ankesë sepse ka mbetur protestë jo e njeriut por e kafshës jo-politike. Kafsha nuk proteston. Ajo vetëm ankohet për nevojën e saj imediate shtazore për ushqim, strehë apo çiftëzim.

Protesta pa politikë është kthim në primitivitetin e biologjisë si politikë dhe të politikës si biologji.

Njeriu i depolitizuar nuk mund të organizohet me vullnet, por vetëm të turmëzohet me instikt. Ai nuk ka kërkesa që synojnë diçka tej mpirjes momentale të pakënaqësisë dhe nuk është i aftë të problematizojë në mënyrë serioze arsyen pse gjendja ku ndodhet është e pakënaqshme.

E përmbledhur në pak fjalë, mungesa e politikës në organizimet shoqërore është një vetë-dëbim i vullnetshëm prej hapësirës së arsyes njerëzore dhe dhurata më e mirë që të shtypurit mund t’i bënin shtypësit të tyre.

Ai është autoidentifikim i njerëzve si dele dhe pranim i autoritetit dominues të sunduesit. Depolitizimi i organizimit shoqëror është lëshim i territorit të politikës nga njerëzit e mendimit tek kopukët, injorantët, pizevengët, matrapazët dhe kushdo që s’ka as skrupuj e as vullnet për të krijuar skrupuj.

Në terma ideologjikë, protesta e depolitizuar është mendimi i një koke pa tru, klithma e një fyti pa zë dhe grushti i një krahu pa muskuj. Ajo është kanabis sativa e popujve.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej