Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Denoncoi grupin e fajdexhinjve, shoqërohet në polici ish-prefekti i Shkodrës

Nga Klodiana 0

Ish-Prefekti i Qarkut Shkodër, Paulin Radovani është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së këtij qyteti për të dhënë dëshminë e tij pasi dyshohet se njëri nga djemtë e tij, Elton Radovani ka marrë pjesë në një grup që kishte ngritur një sistem të tërë dhënie fajdesh.

Paulin Radovani mendohet se është personi që ka denoncuar këtë grup i përbërë nga 12 persona që jepnin para me interes deri në 23% në javë dhe në rastet kur klientët nuk kthenin paratë u merrnin pronat dhe i regjstronin në emrin e tyre.

Mendohet se ish-prefekti ka denoncuar veprimtarinë e këtij  grupi pjesë e të cilit janë edhe dy djemtë e tij, që kishin marrë para me fajde njëri prej të cilëve, Elton Radovani është edhe këshilltar në Bashkinë e Shkodrës.

Mësohen se djemtë e tij kanë ikur prej disa muajsh jashtë vendit ndërkohë q ëish-prefekti është shoqëruar për tu marrë në pyetje, dhe sipas burimeve ai sapo ka dalë nga ambjentet e Komisariatit të Policisë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej