Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Dënohet me një vit burg 25-vjeçari, donte të kthente në prostitutë një vajzë

Nga Ejona 0

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit burgim një 25 vjeçar pasi ka përndjekur një vajzë me qëllim prostituimin e saj

Shtetasi Jonader Bami ka shfrytëzuar të kaluarën e vajzës e cila më parë ka qenë e dënuar për ushtrim prostitucioni duke i ushtruar presion që fillimisht të kishte një lidhje intime me të.

Ky rast është denoncuar nga vetë vajza, e cila ka deklaruar se përndjekja që i bëhej i ishte kthyer në një makth të vërtetë.

Pas refuzimit të vajzës, 25 vjeçari ka kërcënuar vajzën që të prostituonte me premtimin se fitimet do t’i ndanin bashkë dhe se do të ishte nën mbrojtjen e tij dhe të fisit të tij.

Për të realizuar qëllimin e tij, autori në një rast e ka pritur vajzën te shkallët e pallatit dhe ka tentuar ta fusë në një taksi, por fatmirësisht taksia nuk ka pranuar t’i marrë dhe në këto kushte 25-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej