Ka than' i moçmi: 

“Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që e shtyn njeriun të mohojë kombin e vet”
                                             -Naum Veqilharxhi

Dënohen 11 maturantë pas provimit të Matematikës. Masë për largim nga puna për 5 administratorë

Nga Klodiana 0

Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka penalizuar 11 maturantë që kanë përdorur celularin gjatë provimit të Matematikës. Nga kontrollet e MASR rezultoi se 5 administratorë nuk identifikuan maturantët (nga disa rrethe të vendit) me celularë, ndaj të cilëve thuhet se do të merret masa disiplinore deri në largim nga puna.

Sakaq, mes të penalizuarve është edhe drejtori i shkollës “Said Najdeni” Shefki Çorja, për të cilin është kërkuar zgjidhje e menjëhershme e kontratës.

Noftim për mediat
Tiranë, më 14.06.2018
Komiteti i Maturës Shtetërore 2018, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Urdhrin e MASR, nr 593, datë 23.11.2017 “Për ngritjen e Komitetit të Maturës Shtetërore 2018”, me qëllim vlerësimin e zbatueshmërisë së akteve nënligjore të procesit të Maturës Shtetërore 2018, për provimin e detyruar të Matematikës, sesioni i parë, i zhvilluar më datë 13 Qershor 2018, mori në shqyrtim raportet e monitorimit të përfaqësuesve të autorizuar të MASR në këtë provim.
Në përfundim të shqyrtimit të këtyre raporteve, Komiteti i Maturës Shtetërore 2018, konstaton se:
Nga procesi i monitorimit gjatë zhvillimit të testimit, ka rezultuar se 11 nxënës maturantë, kanë qenë të pajisur me aparate telefoni celular, përkatësisht në:
DAR Gjirokastër: 1 nxënës.
DAR Kukës: 6 nxënës.
DAR Tiranë: 2 nxënës.
ZA Kurbin: 2 nxënës.
Nga shqyrtimi i rasteve të mësipërme, rezultoi se 5 administratorë nuk identifikuan maturantët me celularë të cilët, u identifikuan nga monitoruesit e MASR. Në qendrën e provimit, Filiali i Universitetit Dibër, drejtori i gjimnazit “Said Najdeni” z. Shefki Çorja, me veprimet dhe mos veprimet e tij dhe në shkelje të etikës, me detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të institucionit, ka penguar krijimin e kushteve normale për zhvillimin e provimit në këtë qendër.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej