Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Demi: Të thuash se në Himarë ka minoritet grek, është si të quash mirditorin, serb. Deputetja e PD: S’duhet të përfshihemi në vorbullën e nacionalizmit

Nga Media 0

U bllokua dy ditë kufiri me Himarën. Kemi një situatë të pronarëve të ligjshëm që meritojnë pronën, por edhe një situatë të një absurditeti tipik ballkanik që pretendon minoritetin, ndërkohë që nuk ka kokërr greku as në Himarë, as në Breg, as në Pilur. Nuk i sajojmë dot. Venomet e Himarës janë më të lashta se Kanuni i Lekë Dukagjinit. Prandaj këta malësorë që janë të vendosur në atë zonë nuk  i bëjmë dot grekë, se është njësoj si të bëjmë mirditorin malazez, serb, apo aq më keq grek. Ndrenikët sipas Robert Ndrenikës vijnë nga Oroshi i Mirditës, këtë si mund ta ndajmë?”

Nada Meçorapaj, deputete e Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës e ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” të gazetarit Enkel Demi në TVSH është shprehur se Himara po përdoret politikisht për të zhvendosur fokusin nga problemet e qeverisë.

Ajo tha se Himara është shndërruar si qytet gjatë këtyre ditëve që po bëhen prishjet, të cilat kanë alarmuar banorët.

Kur kemi shkuar aty qyteti i Himarës nuk ishte qyteti i bukur bregdetar që ne kemi parë. Ishte një qytet i shndërruar, si i pushtuar. Terrori dhe dhuna kishin lënë gjurmën e vet. Po të shkosh aty shikon që nuk po bëhen vetëm prishje të objekteve të vjetra, por shtëpi të reja të cilat janë përzgjdhur në mënyrë selektive. Kishtë të moshuar që na thanë se na hodhën shtëpinë në shesh kur ne ishim brenda.”

E pyetur nga gazetari Enkel Demi në janë himarjotët minoritarë dhe mbi praninë e flamurit grek në protestat kundër prishjes së banesave, në një kohë kur në asnjë vend të botës kjo s’do lejohej ajo u përgjigj: “Aty ka një bashkëjetesë shumë të mirë. Shteti ka të drejtën t’i mbrojë, është apo jo minoritar. Përdorimi i flamurit sjell ngacmim dhe reagim, por nuk duhet të fshihemi pas kësaj. Është tokë shqiptare, jemi në Himarë. U fol në Parlament se Himara është përdorur si trampolinë për të hequr vëmendjen nga tema të tjera. Himara nuk është një detaj, është një çështje shumë e rëndësishme, por nuk duhet të përdoret për të zhvendosur fokusin e situatës së nxehtë politike.”

Enkel Demi: U bllokua dy ditë kufiri me Shqipërinë. Në Himarë kemi një situatë të pronarëve të ligjshëm që meritojnë pronën, por edhe një situatë të një absurditeti tipik ballkanik që pretendon minoritetin ndërkohë që nuk ka kokërr greku as në Himarë, as në Breg, as në Pilur. Nuk i sajojmë dot. Venomet e Himarës janë më të lashta se Kanuni i Lekë Dukagjinit. Prandaj këta malësorë që janë të vendosur në atë zonë nuk  i bëjmë dot grek, se është njësor sit ë bëjmë mirditorim malazez, serb, apo aq më keq grek. Ndrenikët sipas Robert Ndrenikës vijnë nga Oroshi i Mirditës, këtë si mund ta ndajmë? Nuk duhet të futemi në hullinë e nacionalizmës.

Nada Meçorapaj: Absolutisht jo. Nuk jam në Parlament për të ndarë ato që ka bërë historia, apo se çfarë ndodh me Himarë duke e përdorur si fenomen. Nuk do të doja kurrë që të përfshihesha në vorbullën e nacionalizmit. Jemi të ulur politikisht në ato karrige por duhet të jemi të kujdeshëm për çdo gjë që bëjmë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej