Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Demi dhe Rama nisen drejt Beogradit për një… bomber

Nga Klodiana 0

Gazeta “Panorama Sport”, ka fiksuar disa momente ku presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, si dhe drejtori i ri i përgjithshëm, Olsi Rama, shihen në aeroportin “Nënë Tereza” teksa po nisen drejt një udhëtimi me mision special, për akordin me sulmuesin serb, Nikola Durdiç, i cili është huazuar nga klubi i Partizanit të Beogradit, tek danezët e Randers.

Presidenti Demi dhe Olsi Rama, janë të ftuar nga drejtuesit e Partizanit të Beogradit, për të parë derbin e zjarrtë të Beogradit, i cili do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 17:00, mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës, por duke pasur edhe si objektiv sulmuesin, drejtuesit e kuq janë nisur për “një rrugë e dy punë”.

Durdiç, është 1.86 metra i gjatë, dhe në janar të 2017 është transferuar tek ekipi i Randers, dhe në 25 takime të zhvilluara, ka shënuar 3 gola. Serbi është i datëlindjes 1986, dhe numëron 31 vite mbi shpinë.

Sulmuesi pat qenë kërkuar edhe vitin e kaluar nga Partizani, por ai nuk kishte pranuar lëvizjen në Shqipëri, por kishte lënë të kuptohej se do i ofrohej skuadrës një vit më vonë, pra këtë sezon.

Një bisedim për sulmuesin ka ndodhur mes drejtuesve të Partizanit të Tiranës dhe Partizanit të Beogradit, gjatë ndeshjes që serbët luajtën me Skënderbeun në Shqipëri,

Me shumë mundësi, drejtuesit e klubit të kuq, do të shkojnë në Danimarkë. Por, fillimisht, do të bisedojnë me presidentin serb të Partizanit.

gaz demi aeroport

olsi rama

http://www.panorama.com.al/sport/foto-ekskluzive-demi-dhe-rama-nisen-drejt-beogradit-per-nje-bomber/

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej